6 MËNYRA PËR TA ZHBLLOKUAR HUNDËN
Secili që e ka përjetuar bllokimin e hundës, pajtohet se duhet zgjidhur këtë gjendje sa më parë. Mungesa e frymëmarrjes paraqet më së shumti pengesa dhe si rezultat i kësaj, marrim frymë përmes fytit që shkakton tharjen e fytit dhe kollën. Kthimi në normale i gjendjes mund të bëhet teksa jeni në shtëpi, me këto lëvizje.
BËNI MASAZH PIKËS MIDIS VETULLAVE
Lehtë e fort bëni masazh në këtë pikë për një minutë. Ky masazh ndikon në mukozën e hundës:
• parandalon inflamacionin dhe tharjen e mukozës së hundës,
• ndikon si masë parandaluese,
• zvogëlon presionin në sinuse.
NDIKONI NË VRIMAT E HUNDËS
Duke bërë presion me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm, bëni lëvizje qarkore në hapësirën e vrimave të hundës, për 1-2 minuta. Kështu lirohen rrugët e hundës dhe mund të merrni frymë nga hunda.
BËNI MASAZH PIKËS MIDIS HUNDËS DHE BUZËS SË SIPËRME
Me lëvizje të buta bëni masazh hapësirës midis hundës dhe buzës së sipërme për 2- 3 minuta. Ky masazh mund të ndihmojë në pakësimin e ënjtjeve në hundë.
PASTRONI FRESKUES TË AJRIT
Kur lagështia e ajrit është nën 40 për qind, mukoza e hundës thahet dhe pengon frymëmarrjen e lirë. Por, nëse keni shumë sekretim, e lagështia e ajrit është e ulët, vjen deri te zhvillimi i baktereve. Vlerat optimale të ajrit janë prej 40 deri 60 për qind.
NGROHINI VRIMAT E HUNDËS
Merrni një peshqir të ngrohtë (mund ta ngrohni në mikrovalë apo ujë të vluar). Nuk duhet të jetë tepër e nxehtë, por e këndshme. Ngrohtësia sekretimin e bën të lëngshëm. Pas kësaj procedure fryni hundët.
NËSE TESHTITJA NXITET NGA ALERGJITË, MERRUNI ME AKTIVITETE FIZIKE
Kur të rrahurat e zemrës të përshpejtohen, e trupi nxehet, është më lehtë t'i fryni hundëve, sepse mukoza e hundës depërton. Mjaftojnë 15 minuta ta hiqni qafe teshtitjen e shkaktuar nga alergjitë.
(Kosova Sot)