Gabimet që i bëjmë kur të ftohemi

  • 10 November 2017 - 16:37
Gabimet që i bëjmë kur të ftohemi

Porsa të ftohemi apo të mendojmë se na është dëmtuar sistemi imun, blihen lloje të ndryshme të vitaminave dhe ilaçeve. Por, ekspertët sugjerojnë se vitaminat dhe suplementet nuk janë bonbone për t'i konsumuar "krye në veti". Ja shikoni ku gabojmë. VITAMINA C Shenjat e mungesës së vitaminave C janë: lodhja, humbja e vullnetit, mungesa e oreksit, lëkura e zbehtë, dhimbje në asht dhe muskuj, ftohje dhe dhimbje koke, mbetje pa frymë. Vitamina C më së shpeshti ju mundon duhanxhinjve, ata që pinë sasi të madhe të kafesë së zezë, çaj, alkool. Temperatura e lartë në mënyrë të trefishtë ul nivelin e vitaminave C në organizëm. Ekspertët sugjerojnë që porsa të shfaqet kjo gjendje, të merrni formën e vitaminave C. NGËRÇET Mungesa e elektroliteve, si dhe qarkullimi i keq dhe dehidrimi i organizmit mund të jenë shkas i ngërçeve dhe muskujve. Atëherë nevojitet të pini ujë dhe përbërës për hidratim. LODHJE DHE PAGJUMËSI Lodhja kronike mundet të jetë një nga shenjat e mungesës së hekurit në organizëm. ANTIBIOTIKËT Absolut kurrë nuk do të duhej t'i konsumoni pa lejen e mjekut. E për ftohje kurrë nuk do t'ju ndihmojnë.

(Kosova Sot)