Forconi eshtrat dhe anashkaloni dhimbjet në nyja me këtë pije natyrale
Këtë lëng mund ta përdorni si preventiv apo edhe si tretman. Falë përbërësve të vet, ky lëng i forcon eshtrat dhe pakëson dhimbjet. Ky lëng i përgatitur me qumësht të bajameve dhe me shafran është një ilaç i vjetër që është përdorur kundër inflamacioneve, është përzierje e pasur me antioksidues dhe me nutrient. Konsumimi i tij lufton dhimbjet dhe inflamacionet që prekin eshtrat dhe nyjat. Është i pasur edhe me kalcium, mineral ky që ndihmon në mbajtjen e dendësisë së eshtrave, falë përmbajtjes me kalium dhe magnez.
VETITË SHËRUESE TË QUMËSHTIT TË BAJAMEVE
Qumështi i bajameve është pije perimesh që rekomandohet si alternativë natyrale për ata që nuk e tolerojnë laktozën. Përmban kalcium, vitaminë E dhe aminoacidet omega 3, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe proceseve inflamatore.
VETITË SHËRUESE TË KAROTAVE
Antioksiduesit që karotat përmbajnë janë shumë të rëndësishëm për parandalimin e plakjes së hershme të organeve të trupit. Sasia e betakarotinës dhe vitaminave C dhe E, ndihmojnë që ligamentet të jenë në gjendje të mirë duke parandaluar edhe dëmtimin e nyjave.
VETITË SHËRUESE TË SHAFRANIT
Shafrani është erëz natyrale, që zakonisht përdoret në trajtimin e dhimbjeve të kokës dhe problemeve me nyjat. Kjo falë përbërësit kurkuminë, një komponent aktiv. Vepron edhe si barrierë karshi dëmit që shkaktojnë radikalet e lira. Përbërësit: 1 gotë qumësht bajamesh (250 ml), 1 lugë shafran pluhur (5 g), 3 karota, 1 lugë xhenxhefil (5 g), 1 lugë mjaltë (25 g). Përgatitja: Derdhni qumështin e bajameve në blender dhe e procedoni bashkë me karotat e copëtuara, shafranin dhe xhenxhefilin. Pastaj, përzieni me shpejtësinë që ofron një lëng pa gunga. E ëmbëltoni me një lugë mjaltë dhe e pini. a konsumoni 3 herë në javë.
(Kosova Sot)