Përmirësoni qarkullimin e gjakut në këtë mënyrë

  • 03 December 2017 - 08:08
Përmirësoni qarkullimin e gjakut në këtë mënyrë

Me kalimin e kohës enët e gjakut dobësohen. Nëse edhe nuk lëvizni shumë, ky proces do të përshpejtohet. Por, kjo nuk do të thotë se duhet menjëherë të vraponi pas ilaçeve, ju ndihmon aktiviteti fizik, por edhe ndryshimi i ushqimit. Ja cilat nga këto ushqime duhet t'i përfshini në menynë tuaj.

SPECAT DJEGËS

Specat djegës janë të dobishëm në secilën mënyrë, të freskët, të thatë. Kur t'i konsumoni gjuha djegë, që është pasojë e qarkullimit të shpejtë nëpër enët e gjakut.

XHENXHEFILI

Për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut mund të përdorni edhe banjë me xhenxhefil të bluar, por edhe ta konsumoni në formë të çajit. Hidhni rreth 230 gramë xhenxhefil në 2 litra ujë të vluar dhe e vloni edhe një kohë të caktuar. Prisni 15 minuta dhe e hiqni nga shporeti. Për shije më të mirë, mund t'i shtoni pak mjaltë apo pak lëng limoni.

SHURUPI PËR QARKULLIM TË GJAKUT

Përbërësit: 50 g gjethe të mentës; 100 g kantarion të verdhë; 100 g hithra; 1 litër raki të fortë shtëpiake. Të gjithë përbërësit i copëtoni, i përzieni dhe shtoni rakinë. E lini për 21 ditë, dhe pas kësaj kohe e pini dy herë, në mëngjes dhe mbrëmje.

(Kosova Sot)