5 LËNGJE DETOKSUESE QË DUHET PROVUAR

  • 03 December 2017 - 21:13
5 LËNGJE DETOKSUESE QË DUHET PROVUAR

LËNG ME TRANGULL DHE ANANAS

 Sikurse trangulli, ananasi është fryt me plot antioksidues, minerale dhe vitamina A dhe vitamina të kompleksit B. Kombinimi i tyre në një lëng eliminon helmet dhe ndihmon të humbni në peshë.

Përbërësit: 1 trangull; 1 pjesë ananas (150 g); 2 lugë mjaltë (50 g); 3 gota ujë të ftohtë (600 ml). Përgatitja: Së pari, pastroni trangullin. Pa e qëruar, e preni në pjesë të vogla. Pastaj, hiqni lëvoren nga ananasi dhe e copë- toni. Që të dy i shtoni në blender, shtoni ujin dhe procedoni për një minutë. E shërbeni në gotë, shtoni mjaltin.

Si ta konsumoni: Pini një gotë lëng si ky për kafjall, për një javë rresht.

LËNGU ME TRANGULL DHE MOLLË

 Mollët ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, luftojnë problemet gastrointestinale dhe eliminojnë helmet. Ky lëng me trangull dhe mollë promovojnë lëvizjen e zorrëve derisa trupin e mbajnë larg helmeve.

Përbërësit: 1 mollë; 1 trangull; 1 selino; 4 gota ujë (800 ml); 4 lugë mjaltë (100 g). Përgatitja: Së pari, pastroni mollën, trangullin dhe selinon. Pastaj, copëtoni përbërësit dhe hiqni farat nga molla. Pastaj i vendosni në blender, shtoni ujin dhe përzieni derisa të keni një lëng homogjen. E derdhni në një gotë dhe shtoni mjaltin.

Si ta konsumoni: Pini midis 1 dhe 3 gota në ditë për dy javë rresht.

LËNGU ME TRANGULL DHE DOMATE

 Domatja është ushqim i pasur me kalium, antioksidues dhe fibra. Kjo e bën ideale për luftimin e problemeve kardiovaskulare dhe ndihmon me tretjen. Ky lëng ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe ju ndihmon të humbni shpejt në peshë. Përbërësit: 1 trangull; 1 domate të kuqe; 2 gota ujë (400 ml); 3 lugë mjaltë (75 g).

Përgatitja: Së pari, lani trangullin dhe domaten. Më pas, i preni në pjesë të vogla dhe i vendosni në blender. I përzieni mirë derisa mos të ketë gunga në përzierje. Lëngun e derdhni në një kavanoz.

 Si ta konsumoni: Mund të pini midis 1 dhe 2 gota gjatë ditës për dy javë rresht.

LËNGU ME TRANGULL DHE SELINO

Selino është diuretik, ka shumë ujë, përmban antioksidues dhe vitamina, minerale dhe vajra esenciale.

Përbërësit: 1 trangull; 2 shkopinj selino; 2 gota ujë (400 ml); 3 lugë mjaltë (75 g). Përgatitja: Së pari, pastroni përbërësit për të eliminuar papastërtitë që mund t'i kenë. Më pas, i preni në pjesë të vogla dhe i vendosni në blender. Shtoni ujin dhe mjaltin dhe përzieni edhe për një minutë.

 Si ta konsumoni: Puna më e mirë është të konsumoni midis 1 e 2 gota lëng, në stomak të thatë.

LËNGU ME TRANGULL DHE ALOE VERA

Aloe vera përmban shumë vitamina, minerale, aminoacide dhe antioksidues. Kur kombinohet me trangull, formojnë një pastrues natyral.

 Përbërësit: 1 gotë ananas (150 g); Lëngun nga 3 portokaj; 1 shkop aloe vera; 1 trangull. Përgatitja: Së pari, pastroni përbërësit. Shtrydhni lëngun e portokajve dhe e derdhni në blender. Qëroni trangullin, shtrydhni aloe verën dhe copëtoni ananasin në pjesë të vogla. I shtoni në blender dhe procedoni derisa të keni një lëng homogjen.

Si ta konsumoni: Pini një lëng si ky pasdite, për dy javë rresht.

(Kosova Sot)