Djathi ul rrezikun për sëmundje të zemrës

  • 04 December 2017 - 23:31
Djathi ul rrezikun për sëmundje të zemrës

Djathi ka një reputacion se është i dëmshëm për shëndetin, por sipas shkencë- tarëve, konsumimi i tij mundet t'i reduktojë gjasat për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës. Konsumimi i një sasie prej rreth 40 gramë në ditë, e ul rrezikun për 14 për qind. E njëjta sasi e ul rrezikun për t'u prekur nga pika në tru për rreth 10 për qind, ka gjetur studimi kinez. Studiuesit duan ta kuptojnë të ashtuquajturin 'paradoksin francez', një fenomen në të cilin populli francez, që ka një ushqim të pasur me kolesterol dhe yndyra të ngopura, disi ka një normë të ultë të të prekurve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. "Soochow University" ka gjetur se djathi ngrit nivelin e të ashtuquajturit kolesterol të mirë derisa ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm. Megjithëse djathi përmban nivel të lartë me yndyra të ngopura - që lidhet me gjendje jo të mirë të zemrës - kalciumi në ushqim do të thotë më pak yndyrë absorbohet nga trupi. Për më shumë, janë gjetur fakte se djathi ul rrezikun edhe për formimin e droçkave në arterie. Më herët këtë vit, një studim britanik nuk kishte gjetur fakte se konsumimi i djathit rrit rrezikun për sëmundje të zemrës. 

(Kosova Sot)