Dieta për të punësuarit

  • 04 December 2017 - 23:37
Dieta për të punësuarit

Dieta për të punësuarit ka një qëllim. Nëse nuk keni kohë për të përgatitur shujta të veçanta apo nëse keni orar të punës që ndikon në mënyrën e përgatitjes? Kjo është rruga juaj deri te linjat tuaja të dëshiruara. Dietën ta mbani gjatë ditëve të punës, e në fundjavë trajtoni veten më së miri, qeraseni me një ëmbëlsirë.

SHEMBULLI I MENYSË: E hënë: Kafjalli: 1 banane dhe 2 kivi. Dreka: makarona me perime - 70 gramë makarona, 50 gramë lulelakër, 50 gramë brokol, 1 karotë, 1 spec të kuq. Darka: 250 gramë rriska mishi të shpezëve nga skara dhe 300 gramë kërpudha në avull.

E martë: Kafjalli: 2 dl lëng karote, 2 rriska bukë të zezë integrale, 20 gramë djathë të lopës. Dreka: sallatë pemësh dhe salsiçe (50 gramë karota, 50 gramë bizele dhe 100 gramë salsiçe të ziera). Darka: perime të copëtuara - 1 patëllxhan, 1 qepë, 1 kungulleshkë, 2 domate, 1 lugë vaj ulliri.

E MËRKURË: Kafjalli: 1 pjekurinë, 1 lugë marmelatë dhe çaj pa sheqer; Dreka: sallata nga mollët dhe patatet; Darka: 1 pjatë supë, 200 gramë file skumbri, 100 gramë karota të ziera.

E ENJTE: Kafjalli: 1 gotë lëng dredhëzash, 200 gramë dardha; Dreka: 1 bio-pjekurinë, 100 gramë tranguj turshi, 100 gramë file gjoks pule; Darka: 100 gramë oriz integral, 200 gramë panxhar. E

PREMTE: Kafjalli: 250 gramë ananas; Dreka: sallatë me vezë dhe perime - 100 gramë speca të gjelbër, 50 gramë bizele, 50 gramë misër, 1 domate dhe 1 vezë të zier; Darka: 100 gramë filet skumbri me lëng limoni dhe piper, dhe bizele - 200 gramë.

PËRPARËSITË E DIETËS Përgatitja e lehtë e shujtave. Llojllojshmëria e menysë ofron mjaftueshëm proteina, karbohidrate, vitamina dhe substanca të tjera të dobishme. Është mënyrë e mirë për të gjithë ata që punojnë, të kanë një regjim të shëndetshëm të ushqimit e në fundjavë mund të hanë atë që ju ka munguar ditëve të punës.

MANGËSITË E DIETËS Mangësia e kësaj diete është se do ta keni paksa të vështirë që të furnizoheni me të gjitha ushqimet e nevojshme. Mund t'i zëvendësoni disa ushqime, por le të jenë të ngjashme si dhe të ketë vlerë të përafërt kalorike. 

(Kosova Sot)