Arsyet përse trangujt duhet përfshirë në ushqimin dimëror

  • 05 December 2017 - 08:54
Arsyet përse trangujt duhet përfshirë në ushqimin dimëror

Trangujt e marinuar dhe turshi janë paragjella më e mirë, që sidomos vlerë- sohet në sezonin e ftohtë dimëror. Pra, mos lëshoni mundësinë që ta konsumoni këtë prodhim vjeshtës dhe gjatë dimrit. Por, a e keni ditur se trangujt turshi janë burim për vitamina e minerale? Për shembull, përmbajnë vitamina B, A dhe PP, shumë vitamina C. Përmbajnë edhe mineralet, si: jod, fosfor, natrium, bakër, magnez, hekur.

PËR TRETJE

Një nga komponentët kryesorë që gjenden në trangujt turshi është acidi i qumështit. Formohet gjatë fermentimit. Është fakt se ky acid ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve në zorrë. Shkaku i kësaj, nëse keni thartirë në ushqimin tuaj, mund të hiqni qafe bakteret.

PËR HUMBJEN NË PESHË

Trangujt e njelmët po ashtu janë prodhim i shkëlqyeshëm dietal. Nëse dëshironi të hiqni dorë nga kilogramët shtesë, në vjeshtë dhe dimër rregullisht ta konsumoni ujin nga trangujt turshi. Falë acideve, mund ta ulni nivelin e yndyrave në trup, duke hequr qafe kolesetrolin. Konsumimi i rregullt i trangujve ndikon edhe në normalizimin e metabolizmit.

KUNDËR KAPSLLËKUT

Trangujt turshi po ashtu konsiderohen si alternativë për laksativ. Prodhimi përmban shumë ujë dhe fibra, që ndikon kundër kapsllëkut.

(Kosova Sot)