Ilaçi çudibërës nga panxhari: Pastron mëlçinë, zorrët dhe veshkat

  • 06 December 2017 - 08:39
Ilaçi çudibërës nga panxhari: Pastron mëlçinë, zorrët dhe veshkat

Kjo pije fermentuese është shumë e dobishme, sepse përmban k?mp?n?nt? të cilat aktivizojnë punën e veshkave, zorrëve dhe mëlçisë. Kjo recetë tradicionale arrihet me fermentimin e panxharit. Disa studime mjekësore kanë treguar se kjo pije mund të parandalojë rritjen e qelizave malinje, pastron organizmin nga substancat e dëmshme dhe problemet me zorrë. Receta shihet si alternativa më e shëndetshme për shërimin e hipertensionit, ?rt?re?skl?r?zën derisa e pastron edhe mëlçinë pas kimioterapisë.

RECETA:

Përbërësit: 700 gramë panxhar të freskët të qëruar, 200 gramë sheqer ose mjaltë, 100 gramë rrush të thatë, 2 lugë miell, një kavanoz 3 litrash. Përgatitja: Copëtoni në pjesë apo rriska të holla panxharin e freskët e të qëruar dhe mbusheni kavanozin me të. Shtoni rrushin e thatë, miellin dhe sheqerin. Mbusheni kavanozin me ujë të ftohtë (paraprakisht të zier), e mbuloni me diçka të ngrohtë dhe e lini që të qëndrojë për 6-7 ditë për të nisur procesin e fermentimit. Merrni 3-4 lugë, tri herë në ditë, para shujtave kryesore.

(Kosova Sot)