Këshilla të thjeshta për "shkëmbimin e ushqimeve" për të pakësuar kaloritë

  • 06 December 2017 - 20:26
Këshilla të thjeshta për

Sezoni festiv është në horizont, por nuk mund të qëndrojmë larg ushqimeve të shijshme. Por, një shkëmbim i vogël i ushqimeve mund të heqë qindra kalori nga ushqimi juaj ditor dhe t'ju lë më fit dhe më vital në vitin e ri. Nutricistja nga Australia, Peta Carige zbulon alternativat më të lehta për t'u ushqyer shëndetshëm.

GJIZË NË VEND TË MAJONEZËSImage

Duke zëvendësuar majonezën për gjizë në sandviçin tuaj të radhës do t'ju ndihmojë të ruani 100 kalori për një shërbim. Më pas Peta shton: 'Gjiza do t'i shtojë më shumë lëngshmëri sandviçit tuaj, sallatës, derisa do të shpëtoni nga 10 gramë yndyrë për secilin shërbim".

KUINOA NË VEND TË "COUSCOUS"-IT

Image

 Për shumicën prej nesh, "couscous"-i është alternativa e 'shëndetshme', kur bëhet fjalë për orizin e bardhë. Por, nutricistja nga Australia, Peta ka sugjeruar të përcaktohemi për një shkëmbim, duke zëvendësuar atë me kuinonë. Nëse e hani rregullisht në sasi të njëjtë, do të shpëtoni nga 20 kalori. 'Energjia që vjen nga kuinoa përbëhet nga fibrat dhe proteinat që ngopin', ka thënë ajo.

LULELAKRA NË VEND TË ORIZIT TË BARDHË

Image

 Lulelakra përmban 48 kalori për një gotë - vetëm një të pestën e sasisë që e hasim te e njëjta sasi e orizit të bardhë. 'Kjo është një mënyrë e lehtë për të pasur shumë energji', ka thënë nutricistja Peta. 'Orizi nga lulelakra po ashtu do ta dyfishojë konsumimin e fibrave dietale, derisa redukton konsumimin e karbohidrateve për 50 gramë'.

PATATE TË PJEKURA NË VEND TË PATATEVE TË SHTYPURA

Image

Hiqni dorë nga patatet e shtypura në vend të patateve të pjekura për të hequr 30 kalori nga secila shujtë. Peta thotë se patatet kanë një emër të keq shkaku i mënyrës së përgatitjes së tyre - të pjekura apo të shtypura. 'Por, nëse zëvendësoni patatet e shtypura me ato të pjekura, jo vetëm se do të keni energji, por nuk do të keni yndyrë, dhe do ta dyfishoni furnizimin me fibra, nga dy, do të kaloni në pesë gramë', ka thënë Peta. 'Patatet në sasinë e duhur janë ushqim i hatashëm për ta përfshirë, sidomos pa e qëruar'.

 JOGURT GREK NË VEND TË AKULLORES

Image

Peta thotë se ky zëvendësim nuk heq kaloritë, porse do ta përmirësojë furnizimin e organizmit me nutriente. Nga shumë nutricistë që merren me dietë, akullorja konsiderohet si një 'kalori e zbraztë', që do të thotë se përmban pak nutriente dhe pak sheqer. 'Nëse e shkëmbeni akulloren me jogurtin grek do të konsumoni rreth 20 kalori më shumë, por nuk do të keni gjysmën e sheqerit dhe katër herë më shumë jogurti ofron kalcium', thotë Peta.

TËRSHËRË TË PAPËRPUNUAR NË VEND TË GRANULA-S

Image

'Zëvendësimi i granula-s, (lloj i drithit për mëngjes) me tërshërë ju shpëton nga 20 kalori', ka thënë Peta. 'Më pas, mund t'i shtoni vetë sheqernat tuaja natyrale në formë prej frutave', thotë Peta. Ajo po ashtu thotë se njerëzit e konsumojnë më shumë granula-n pasi ka shije më të ëmbël, sepse përmban më shumë sheqer.

(Kosova Sot)