Kompresat shëruese akundër kollës

  • 12 December 2017 - 23:04
Kompresat shëruese akundër kollës

KOMPRESA NGA MJALTI

Mjalti është aleat i hatashëm për shëndet të mirë, kështu që nuk është për t'u çuditur se e hasim në të gjitha ilaçet natyrale. I ëmbël, i shijshëm, i shkëlqyeshëm kundër viruseve, baktereve dhe kërpudhave, derisa mjalti është i duhuri për forcimin e sistemit imun. Por, jo vetëm se e forcon sistemin imun, mjalti ndihmon edhe si kompresë, ndikon kundër kollës. Përbërësit: 2 garza të pastra, Shirit ngjitës, Miell, Gjysmë lugë vaj ulliri, Dhe natyrisht - 1 lugë mjaltë. Së pari përzieni përbërësit për kompresë. Pra, kombinoni mjaltin dhe miellin derisa fitoni një strukturë nga e cila mund ta formoni një topth. Kur ta përzieni, shtoni një lugë vaj. Pastaj edhe njëherë e futni në miell dhe e ndani në dy pjesë. Kompresa është gati. Aplikohet në pjesën e sipërme të dërrasës së gjoksit, sipër zemrës, si dhe në shpinë në të njëjtën pozitë. Prandaj duhet ta ndani në dy pjesë. Garzën e hidhni sipër, ngjitni shiritin. Personat e rritur ta mbajnë gjatë natës, fëmijët jo më shumë se tre orë.

KOMPRESA NGA MJALTI DHE FLETA E LAKRËS

Për këtë variant me kompresa ju nevojiten: Disa fletë të lakrës, aq sa mund të mbuloni dërrasën e gjoksit dhe shpinën. Fletët së pari i vendosni në ujë të vluar që të zbuten dhe të jenë të ngrohta. Pastaj fletët e lakrës i lyeni me mjaltë dhe i vendosni në gjoks. Sipër shtoni folie prej alumini ose qese najloni. Nga sipër vishni diçka të ngrohtë dhe flini ashtu. Kompresat i hiqni në mëngjes dhe pastroni mbetjet e mjaltit. Ngrohtësia dhe mjalti bëjnë punën e vet, heqin mukozën dhe mundësojnë kollë të lehtë.

KOMPRESË NGA MUSTARDA

Mustarda është farë që përdoret si erëz. Mustarda stimulon qarkullimin sipërfaqësor të gjakut dhe zgjeron kapilarët. Në këtë mënyrë, si kompresë e jashtme, ndikon në mushkëritë, i hap ato dhe lehtëson heqjen e mukozës dhe sekretimin e grumbulluar Përbërësit: 1 lugë fara të bluara të mustardës, 10 lugë miell, Ujë të vakët. Përzieni përbërësit e thatë, e më pas shtoni ujin për të krijuar një pastë të trashë të cilën do ta aplikoni në dërrasën e gjoksit dhe në shpinë. Më pas me fashë mbuloni pjesën e sipërme të trupit, duke filluar nga kraharorët, prapa te shpina. Kompresa le të mos qëndrojë më gjatë se 20 minuta. Pastaj hiqni kompresën dhe shpëlani trupin. Nëse keni lëkurë të skuqur, kjo është normale, e nëse djeg tepër, largojeni para afatit të parashikuar.

KOMPRESA NGA QEPA

Ky është një tretman për shërimin e kollës dhe ndihmë e shkëlqyeshme te inflamacionet e mushkërive dhe te bronkiti i mërzitshëm, derisa përbërësit thuajse të gjithë i kemi në shtëpi. Përbërësit: 2-3 koka qepë të imtësuara, Gjysmë gotë miell misri, Uthull molle. Kokat e copëtuara imët të qepës së pari i zieni pak në avull, aq sa të zbuten dhe të lëshojnë lëngun. Më pas përzihen me miellin e misrit dhe uthullën e mollës. Masën e shtrini në kompresën prej pambuku, aq sa ta mbulojë gjoksin. E lidhni dërrasën e gjoksit me këtë kompresë. Do të ishte mirë të jetë sa më e ngrohtë. E hiqni pas 20 minutash dhe e shpëlani. Këtë tretman mund ta përsëritni 2-3 herë në ditë, mund ta provojnë edhe fëmijët.

YNDYRA E BIBËS SI KOMPRESË KUNDËR KOLLËS

Nëse keni mundësi të gjeni yndyrë të bibës, atëherë mos e humbni rastin, sepse mund të përgatisni një ilaç kundër kollës. Sipas dëshmive, kompresa me yndyrë të bibës është shumë e shëndetshme kundër kollës, bronkitisit dhe lehtëson kollitjen. Nuk ka ndonjë aplikim të veçantë. Përdoret duke lyer gjoksin e më pas, vendin e lyer e mbështillni me fashë, peshqir apo diçka të ngjashme. Kjo kompresë sugjerohet tre herë në ditë. Në mëngjes dhe mesditë të aplikohet së paku për një orë. Këtë kohë, duhet të qëndroni nën jorgan dhe të pushoni. Në mbrëmje e aplikoni para gjumit dhe e lini të veprojë gjithë natën. 

(Kosova Sot)