Melhemi vendor: Për 20 ditë bel më të hollë për 10 centimetra

  • 13 December 2017 - 09:13
Melhemi vendor: Për 20 ditë bel më të hollë për 10 centimetra

Ende keni mundësi të shkëlqeni në pritjen e Vitit të Ri. Nëse dëshironi që figurën ta keni të përsosur, e nuk ju mungon shumë, provojeni këtë melhem vendor nga rrika. Pos se ndihmon te humbja në peshë, e pastron organizmin dhe e përmirëson metabolizmin. PËRBËRËSIT: 125 gr rrikë, 3 limonë, 3 lugë mjaltë.

PËRGATITJA: Copëtojeni rrikën dhe vendoseni në blender. Pastrojini mirë limonët, i hiqni farat dhe e copëtoni. Ashtu të copëtuar e vendosni në blender, e më pas edhe mjaltin. Kur gjithçka të bashkohet melhemi është i gatshëm. Përzierjen ta ruani në kavanoz në frigorifer. Për çdo ditë krahas shujtës merrni edhe një lugë. Rezultatet do të jenë të pabesueshme. 

(Kosova Sot)