Ilaçi çudibërës: Receta për çajin kundër qindra sëmundjeve

  • 13 December 2017 - 14:58
Ilaçi çudibërës: Receta për çajin kundër qindra sëmundjeve

A e keni ditur se gjethja e ullirit ka veti të shumta shëruese? Oleuropeina është substanca aktive në gjethen e ullirit. Mes të tjerash, me gjethen e ullirit përmirësohet gjendja shëndetë- sore te shumë sëmundje që shkaktohen nga mikrobet. Këto sëmundje janë gripi, meningjiti, hepatiti B, inflamacioni i mushkërive, ganorrja, urdhja. Njëherësh ndihmon edhe te infeksionet e traktit urinar. Gjethet e ullirit parandalojnë infeksionet e shkaktuara si pasojë e kërpudhave. Përdorimi i çajit nga gjethet e ullinjve mund të ndihmojnë në shërimin nga këto sëmundje: inflamacioni i mushkërive, ganorrja, tuberkulozi, gripi, meningjiti, hepatiti B, urdhja, lodhja kronike, arteroskleroza, malaria, i thati në lukth, difteria. Një çaj nga gjethet e ullinjve ndihmon në përtëritjen e sistemit imun, por shërben edhe për kthimin e energjisë gjatë kimioterapisë. Gjethet janë shëruese, sepse posedojnë veprim kundër inflamacioneve, viruseve, baktereve, kërpudhave. Receta për çaj: Për një gotë çaj prej 2-3 dcl nevojiten 15-20 gjethe të thata ullinj. Në ujin e vluar hidhni gjethet dhe i zieni për 2-3 minuta. I lini gjethet të qëndrojnë për 10 minuta dhe i nxirrni. Çajin e pini çdo ditë. 

(Kosova Sot)