Çaji për bronkit është krejt çfarë ju duhet që të frymoni me mushkëri të plota

  • 13 December 2017 - 19:21
Çaji për bronkit është krejt çfarë ju duhet që të frymoni me mushkëri të plota

Çaji për bronkit është zgjidhje e shkëlqyeshme, nëse keni problem me bronkitin akut dhe kollën e mërzitshme. Nëse keni provuar të gjitha llojet e shurupit dhe ilaçeve dhe nuk ka sukses, ju sjellim llojet më të mira të çajit

ÇAJ NGA JAMBALLI

Rrënja e jamballit është shumë karakteristike, sepse është e ëmbël dhe përmban përqindje të lartë të saharozës. Në mënyrë tradicionale rrënja e jamballit përdoret për qetësimin e kollës, plogështisë dhe problemeve me tretje. Jamballi qetëson mukozën e fytit dhe njëherësh pastron indin e pezmatuar shkaktuar nga viruset dhe bakteret. Pos se ndihmon në sekretimin e mukozës, qetëson bronket, forcon edhe sistemin imun. Është i ëmbël dhe nuk ka nevojë ta ëmbëltoni.

ÇAJ NGA DREDHKA

Dredhka paraqet një bimë efikase në sanimin e sekretit bronkial, është e përdorshme për kollën e thatë dhe gëlbazin e grumbulluar që gjendet në mushkëri. Pos saponinës, çaji nga dredhka përmban edhe taninë, flavonoide. Për shërim të bronkitit përdoret rrënja, por edhe gjethet, çaji përmban përbërës kundër alergjive. Dy lugë gjethe të dredhkës i përzieni me ujë të vluar. Mund ta pini disa herë brenda ditës.

ÇAJ NGA EUKALIPTI

Dihet mirë se bima eukaliptit ndihmon te problemet respiratore. Kjo bimë pastron rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson frymëmarrjen. Sekretimi bronkial, kolla dhe dhimbjet në mushkëri janë simptoma bazë e bronkitit bronkial. Ju sugjerojmë që të bëni inhalim me këtë çaj. Po ashtu, edhe konsumimi i në formë të çajit ka efekt. Mjaftojnë disa pika vaj esencial eukalipti, dy lugë kripë deti dhe një gotë ujë të ngrohtë. Përzieni dhe bëni inhalim në mëngjes dhe mbrëmje.

ÇAJ NGA MËLLAGA E BARDHË

Ky është një çaj shumë i zakonshëm, shëron bronket pikërisht mëllaga e bardhë. Me përbërësit e vet aktiv acide fenoli, kalcium dje taninë, mëllaga e bardhë ndikon edhe si çaj kundër kollës. Qetëson mukozën te organet e frymëmarrjes dhe kështu parandalon shfaqjen e kollës.

ÇAJ NGA ORIGANOJA

Origanoja përmban shumë vitamina që ndikojnë në sistemin imun dhe zgjedhin problemin me rastin e secilës ftohje. Çaji për bronkit dhe kollë duhet të përmbajë të gjithë antioksiduesit, e origanoja i përmban këta antioksidues. Origanoja vepron si qetësues në traktin respirator, lehtëson kollën, qetëson simptomat e bronkitit akut dhe e forcon sistemin imun. Mund ta pini si çaj, por edhe ta përdorni vajin e origanos si dhe të përgatisni kompresa për qafë.

ÇAJ NGA TRUMZA

Trumza ka një spektër të gjerë të përdorimit dhe në shërimin e shumë sëmundjeve. Duke filluar nga pagjumësia, inflamacioni i fshikëzës, migrena e deri te problemet me frymë- marrje. Te bronkiti akut ose kronik është shumë efikas, sepse përmban përbërës të fortë antioksiduesish. Trumza është e shkëlqyeshme për çaj kundër bronkitit, sepse qetëson kollën, hedh sekretimin nga mushkëritë dhe te plogështia.  

(Kosova Sot)