Prodhimet që mundësojnë të dobësoheni gjatë dimrit, pa u lodhur shumë

  • 14 December 2017 - 09:12
Prodhimet që mundësojnë të dobësoheni gjatë dimrit, pa u lodhur shumë

Stina e verës është më e lehtë për të humbur në peshë, sepse ka shumë pemë dhe perime të freskëta. Por, si të veproni në dimër kur zgjedhja është më e vogël? Vetëm përfshini këto ushqime në menynë tuaj.

MOLLËT JAPONEZE

Mollët japoneze janë ëmbëlsira e duhur që ju sjell shumë dobi. Mollët japoneze po ashtu është alternativë e shëndetshme për desertët e dëmshëm, sepse përmban vetëm 66 kalori në 100 g, derisa njëkohësisht është e ëmbël dhe e lëngshme.

AGRUMET

Portokajtë, grejpfruti, limoni, mandarinat - të gjitha këto duhet të përfshihen në trupin tuaj për t'u furnizuar me sasi të mjaftueshme me vitamina C, e po ashtu shërbejnë edhe si parandalim për ftohjet. Po ashtu, agrumet kanë pak kalori (rreth 35 kcal në 100 gramë), kështu që mos u brengosni se do të shtoni në peshë.

LAKRA TURSHI

A e keni ditur se lakra turshi është minierë për vitamina? Pos se është shtesë për gjellë, lakra turshi po ashtu është e dobishme dhe e përmirëson tretjen. Plus, lakra turshi është prodhim dietal dhe përmban vetëm 20 kcal në 100 gramë.

(Kosova Sot)