6 shujtat që mund t'i hani gjatë natës dhe të mos shtoni në peshë

  • 14 December 2017 - 15:50
6 shujtat që mund t'i hani gjatë natës dhe të mos shtoni në peshë

Një nga gjërat më të rëndësishme për ta pasur në mendje në mënyrë që të humbni në peshë është kufizimi i porcioneve gjatë darkës. Po ashtu, duhet të zgjidhni ushqime të lehta që lehtë treten.

VEZËT

Image

 Vezët janë të pasura me proteina dhe përmbajnë aminoacide esenciale. Do t'ju ndihmojnë të ngopeni më shpejt. Opsioni më i shëndetshëm është t'i hani të ziera. Nëse preferoni një omëletë, mënyra kyçe për t'i përgatitur është pa vaj, apo me një sasi krejt të vogël.

 ARRAT DHE DJATHI

Image

Një porcion i vogël djathi përmban 100 kalori, kështu që hani vetëm një rriskë dhe mos e teproni. Djathi është i pasur me triptofan, proteina dhe kaseinë. Studimet e ndërlidhin kafeinën me përshpejtim të metabolizmit. Edhe arrat e rrushi janë të pasura me melatoninë. Melatonina është e hatashme për të fjetur kur të shkoni në shtrat.

GJELDETI DHE PIRE KUNGULLI

Image

Një shujtë shumë e kompletuar dhe pa kalori dhe shumë e shijshme është gjeldeti dhe piret nga kungullit. Mishi i gjeldetit është burim i mirë për triptofan dhe proteina të shëndetshme derisa tretet më lehtë se mishi i pulës. Për diçka me vete përzgjidhni pire kungulli. Është darkë që ndihmon kundër mbipeshës.

HUMUS DHE PERIME

Image

Sikur që të gjithë e dimë, baza për humus janë bizelet. Është ushqim i pasur me vitamina B6, që është fondamentale për sintezën e melatoninës. tonin. Plotësimi më i mirë për këtë ushqim janë perimet. Mund t'i zgjidhni më të mirat dhe shtoni edhe pak tranguj dhe karota.

MISRI NË KALLI

Image

Misri në kalli është shujtë e shkëlqyeshme për natën (e kemi fjalën për misrin e zier jo të konservuar). Kjo zgjedhje e ushqimit eliminon kolesterolin shtesë dhe parandalon akumulimin e yndyrës. Për të mos shtuar në peshë, shmangni kripën dhe gjalpin.

PESHKU I BARDHË

Image

Mishi i peshkut të bardhë është një nga opsionet më të mira kur kërkoni një darkë të lehtë dhe të pasur me nutriente që nuk ju bën të shtoni në peshë. Në këtë rast, ju rekomandojmë të zgjidhni peshkun e bardhë, sepse peshku i yndyrshëm ka përmbajtje më të lartë me yndyrë. Peshku i yndyrshëm është i mirë për drekë.

(Kosova Sot)