PESË USHQIMET DIMËRORE QË E FORCOJNË IMUNITETIN

  • 15 December 2017 - 08:55
PESË USHQIMET DIMËRORE QË E FORCOJNË IMUNITETIN

Dimri është stina e ftohjeve dhe gripit, prandaj do të duhej të kujdesemi për ushqimin që e konsumojmë. Në vijim ju sjellim pesë ushqime dimërore që e forcojnë sistemin imun.

SHEGA

Image

Me shijen e kombinuar të saj të ëmbël dhe të thartë, shega është pemë e veçantë që përmban shumë vitamina C. Farat e saj mund t'i shtoni në jogurt, sallatë apo thjeshtë të konsumohen të vetme. Përmban edhe vitamina B dhe acid folik. Antioksiduesit që i përmban ndihmojnë në parandalimin e ftohjeve dhe gripit dhe parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare.

KIVI

Image

Kivin shpesh e quajnë edhe "superpemë", sepse përmban pak kalori, e ka veti të shumta shëruese. Kivi është burim për vitamina A, C, B dhe K, e përmban edhe mineralet si kalium, kalcium, magnez, fosfor, hekur, zink dhe bakër. Kivi është i shkëlqyeshëm për forcimin e sistemit imun e është i përshtatshëm edhe për tretje. Mund ta shtoni në sallatën me pemë, jogurt.

LAKRA JESHILE

Image

Lakra jeshile është shumë e pasur me të gjitha vitaminat e rëndësishme dhe minerale. Disa prej tyre janë vitamina C, vitamina A, vitaminat e kompleksit B, magnez dhe kalcium. Kanë efekt kundër inflamacioneve dhe mund të shtojnë energjinë trupit. Është e shkëlqyeshme për forcimin e sistemit imun dhe parandalimin e gripit dhe ftohjes.

AGRUMET

Image

Dimri pa agrume nuk është dimër i vërtetë. Portokajtë, limoni, mandarinat dhe grejpfruti janë burime të hatashme për materiet ushqyese, sidomos për vitaminat C, i cili më së shumti nevojitet gjatë ftohjeve dhe gripit. Antioksiduesit e agrumeve kanë efekt kundër viruseve dhe e forcojnë sistemin imun.

LAKRA

Image

Lakra është e pasur me vitamina C, që është i shkëlqyeshëm për forcimin e sistemit imun dhe parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve. Ndihmon në shërimin e ftohjeve, gripit e kollës dhe ndikon si antisepti në organet e frymëmarrjes. Gjatë muajve të dimrit preferohet dy-tri herë në javë të konsumoni lakrën turshi.

(Kosova Sot)