Receta për ilaçin natyral kundër nervit shiatik

  • 15 December 2017 - 13:32
Receta për ilaçin natyral kundër nervit shiatik

Nervi shiatik është nervi më i gjatë në trup që rrjedh nga pjesa e poshtme e shpinës e deri te shputat. Nganjëherë di të shkaktojë dhimbje shumë të fortë dhe të papërshtatshme që zgjat shkurt, por edhe gjatë. Zakonisht nuk zgjat më shumë se dy muaj, por është dhimbje shumë e fortë dhe e mërzitshme. Dhimbja shfaqet kur nervi shiatik bllokohet apo shtypet. E, shkaqet mund të jenë të ndryshme. Në rastet më të shpeshta kjo vjen si pasojë e lëndimit apo rritjes së eshtrave, por nëse presioni është i fortë në nerv, mundet të shkaktojë të dridhura dhe plogështi. Ilaçi kundër kësaj gjendjeje që moti njihet. Nevojiten 3 lugë gjethe të arrës të imtësuara, 3 lugë qepë dhe pak gjethe të rozmarinës, të cilat duhet përzier në një litër raki dhe ta mbyllni kavanozin. Pasi masa të ketë qëndruar për rreth 20 ditë, duhet ta përzieni mirë. Lëngun e fituar e aplikoni në vendet ku ndjeni dhimbje, duke bërë masazh, më pas rakinë e shpëlani, vendin e lyeni me vaj ulliri dhe e lidhni me fashë. Kështu veproni disa ditë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe dhimbja do të zvogëlohet derisa të zhduket në tërësi. 

(Kosova Sot)