Ushqimi i lirë që mund ta shërojë gjithë trupin

  • 15 December 2017 - 18:34
Ushqimi i lirë që mund ta shërojë gjithë trupin

Ekziston një perime që përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve, sepse përbërësit e saj janë shumë efikas, sidomos te problemet me gjëndrat tiroide, shtrëngimin e lëkurës dhe luftën me problemet e sistemit tretës. Rrika mund ta përtërijë indin e lëkurës, përmirësojë tretjen dhe të eliminojë helmet nga organizmi, si dhe lufton problemet me stomakun. Ndikon mirë edhe te mëlçia derisa shkrin edhe gurët në idhcë. Është laksativ i shkëlqyeshëm, prandaj ndihmon te kapsllëku dhe rregullon florën e zorrës. Për t'i fituar vetitë e saj shëruese, sugjerohet ta konsumoni në këtë mënyrë: Përbërësit: • 4 rrika; • 1 pjesë xhenxhefil; • 4 lugë mjaltë; • Lëngun nga 4 limonë; • Gjysmë gote ujë. PËRGATITJA DHE MËNYRA E KONSUMIMIT: Të gjithë përbërësit i përzieni në blender. Kur të jetë formuar një masë e trashë, e derdhni në kavanoz dhe e mbyllni fort. Merrni nga 1 lugë 3-4 herë në ditë për tri javë rresht dhe pini së paku dy litra ujë në ditë. 

(Kosova Sot)