Ekspertja Liz Earle zbulon çfarë të hani kur të bien temperaturat

  • 15 December 2017 - 20:37
Ekspertja Liz Earle zbulon çfarë të hani kur të bien temperaturat

Tashmë jemi në periudhën kohore kur temperaturat po bien nën zero. Dhe, përderisa secili shton ndonjë veshje shtesë, e që duket se është në top të listës për t'u mbrojtur nga të ftohtët, ekspertët theksojnë se duhet të përqendroheni edhe në ushqimin tuaj që e hani për t'ju bërë ballë temperaturave të ftohta. Liz Earle, nga Uest Kantri, thotë se ekzistojnë ushqime të caktuara që duhet t'i shtoni në menynë tuaj, në mënyrë që ta bëni dimrin më të ngrohtë. Ekspertja 54 vjeçe ka zbuluar për "Get The Gloss", që superushqimet e caktuara e përmirësojnë lëkurën, e rritin sistemin mbrojtës, e madje edhe e shtojnë disponimin.

ZAMRAT QË E SHPËTOJNË LËKURËN

Lëkura mund të marrë një kthesë për të keqe këta muajt e dimrit, sepse është e prirë për t'u tharë dhe për t'u skuqur. Ekspertja Liz pohon se konsumimi i një grushti me arra dhe me fara mund të zgjidhë problemin, sepse këto ushqime përmbajnë antioksiduesin, vitaminat E. Kjo eksperte sugjeron të hani edhe kefir dhe jogurt, si mënyrë për ta përmirësuar gjendjen e lëkurës gjatë dimrit, që të jetë e pastër. Ajo për "Get The Gloss" ka thënë: 'Një nga këshillat e mia për lëkurë është të konsumoni kefir, pije prej super jogurtit. Përfundimisht ekspertja Liz rekomandon vezë, pasi janë burim shumë i mirë për selen që përdoren në prodhimin e produktit kryesor të bukurisë, kolagjenit".

FORCOJENI SISTEMIN MBROJTËS

Ne të gjithë e dimë se portokajtë janë burim i mirë për vitamina C, i mirënjohur për forcimin e sistemit mbrojtës, por Liz rekomandon diçka më festive. Ajo thotë se mandarinat jo vetëm se janë burim më i mirë për vitaminat vitale, por edhe janë më të lehta për t'i marrë me vete. Po ashtu, të cilësuara si ushqim i mirë dhe burim për vitamina C, është edhe lakra jeshile, si dhe farat e shegës. Që të dyja përmbajnë vitamina A, që ndihmojnë në promovimin e shikimit.

PËRMIRËSOJENI DISPONIMIN

Ditët e shkurta dhe temperaturat e ftohta nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa e ulin disponimin e njerëzve, por ekspertja Liz thotë se ekzistojnë disa ushqime të cilat e përmirë- sojnë 'mirëqenien' dhe luftojnë gjendjen depresive. Me depresionin lidhen ushqimet me nivel të ulët me folate, Liz thotë se do të kishte kuptim të konsumoni ushqime, si avokado, që përmbajnë sasi të konsiderueshme me acid folik. Edhe jamballi po ashtu rekomandohet nga shumë femra që merren me biznes, që thonë se niveli i lartë i saj me glikirrizinë në ushqim mundet t'i përkrahë gjëndrat adrenaline, duke reduktuar kështu stresin e përngjitshim. Edhe panxhari po ashtu përmban lloje të ndryshme të vitaminave B, si dhe të mineraleve, duke siguruar energjinë e mjaftueshme gjatë ditës, duke reduktuar njëkohësisht lodhjen, duke përmirësuar njëkohësisht edhe disponimin. 

()Kosova Sot)