Përzieni bananet dhe ujin dhe shërojuni kollën fëmijëve

  • 16 December 2017 - 20:12
Përzieni bananet dhe ujin dhe shërojuni kollën fëmijëve

Kremi shërues me banane është preparat i shkëlqyeshëm natyral efikasiteti, të cilës është dëshmuar në shërimin e kollës së mërzitshme te bronkitisi. Sidomos është efektive te fëmijët, por edhe te të rriturit. Është krem i shijshëm, i shëndetshëm dhe ndikon mirë në lukth. Nëse fëmija juaj vuan nga kolla dhe bronkiti, provojeni këtë recetë.

KREMI NGA BANANIA KUNDËR KOLLËS - RECETA:

Përbërësit: 2 banane të pjekura mirë, 2 lugë sheqer ose mjaltë, dhe 400 ml ujë të vluar. Përgatitja: Qëroni bananet. I shtypni mirë me një lugë prej drurit. Më pas ia shtoni sheqerin dhe i përzieni mirë. Hidhni ujin e vluar, e mbuloni dhe e lini të veprojë për 30 minuta. Konsumimi: Gjithmonë e ngrohni pak përzierjen dhe e konsumoni 4 herë në ditë (rreth 100 ml).

(Kosova Sot)