ME KËTO LLOJE TË ÇAJIT MË LEHTË E MË SHPEJT SHKRIHEN KILOGRAMËT

  • 17 December 2017 - 20:59
ME KËTO LLOJE TË ÇAJIT MË LEHTË E MË SHPEJT SHKRIHEN KILOGRAMËT

Pos çajit të gjelbër, ka edhe shumë lloje të ndryshme të çajit që e ndihmojnë të humbni në peshë.

ÇAJI "OOLONOG"

Image

 Sikurse çaji i gjelbër dhe ai i zi, çaji "oolong" po ashtu përmban shumë polifenole që e përshpejtojnë punën e metabolizmit dhe kështu ndikojnë në reduktimin e shtresave dhjamore. Ekspertët ende nuk e dinë nëse ky çaj ndikon pasi përmban shumë antioksidues apo nga kafeina, por kanë llogaritur se një gotë çaj si ky e përshpejton metabolizmin për 3 për qind.

ÇAJI NGA KAMOMILI

Image

Për të humbur në peshë dhe me këtë rast për t'u ndjerë të pushuar dhe mjaft të fuqishëm, nevojitet një gjumë i mjaftueshëm dhe me cilësi. Këtu ndihmon çaji nga kamomili për të cilin është dëshmuar se relakson dhe e qetëson organizmin.

ÇAJI NGA MENTA

Image

Më herët është dëshmuar se marrja aromë mentës mundet të ndikojë në thyerjen e oreksit dhe në pakësimin e konsumimit të kalorive. Është dëshmuar se të gjithë ata njerëz që kanë shijuar aromën e mentës në mënyrë automatike kanë konsumuar 2.8000 kalori më pak në javë. Pra, para se ta pini, shijoni aromën e çajit.

ÇAJI NGA LULERADHIQET

Image

 Për dallim nga lloje e tjera të çajit, çaji i përgatitur nga luleradhiqet ndihmon që më lehtë të hidhet sasia e tepërt e ujit nga organizmi, si dhe të lëngjeve të tjera, dhe kështu ofron ndihmë të madhe në humbjen e shëndetshme në peshë.

ÇAJI "ROOIBOS"

Image

Çaji nga bima e Afrikës së Jugut është shumë i dobishëm shkaku që përmban sasi të shtuar të substancës "aspalatinë", që ndihmon në ekuilibrin e sheqerit në gjak dhe forcojnë rezistencën në insulinë, që ndikon më mirë të përdoren karbohidratet, përkatësisht duke i shndërruar në derivat të energjisë, e jo në dhjam.

(Kosova Sot)