Masa e shëndetit, një lugë mjaltë në ditë

  • 18 December 2017 - 08:44
Masa e shëndetit, një lugë mjaltë në ditë

Se një lugë mjaltë e konsumuar për çdo ditë me një sasi ujë, me çaj apo me uthull molle është shumë e shëndetshme , se e forcon sistemin mbrojtës të organizmit në mënyrë natyrale dihet tash e një kohë të gjatë. Por të paktë janë ata që e dinë se cila është sasia e duhur për ta konsumuar. Pikërisht sasia e prodhimit të bletës e ngrit nivelin e antioksiduesit, të rëndësishëm në luftën kundër sëmundjeve të shumta. Mjalti përmban sasi të ndryshme të polifenoleve, antioksidues për të cilin konsiderohet se mbron nga sëmundjet e zemrës, por sipas studimeve mbron edhe ndaj shumë sëmundjeve. Njëkohësisht kjo sasi mjafton që ta furnizojë dhe t'i përmbushë nevojat e organizmit për shijen e ëmbël, që është shumë e rëndë- sishme për të gjithë ata që hanë ëmbëlsira. Po ashtu, mjalti nuk ndkon në linjën e trupit. Adhuruesit e ëmbëlsirave mesatarisht duhet të hanë rreth 75 kilogramë ëmbëlsira. Do të ishte mirë për shëndetin që një pjesë të madhe të ëmbëlsirave ta zëvendë- soni me mjaltë, porositin ekspertët. 

(Kosova Sot(