Përgatiteni eliksirin për ditët dimërore, dy përbërës shërojnë shumëçka

  • 19 December 2017 - 13:26
Përgatiteni eliksirin për ditët dimërore, dy përbërës shërojnë shumëçka

Për përgatitje ju nevojiten: Gjysmë kilogrami mjaltë të livadheve, Gjysmë kilogram arra të bluara dhe Një limon. Përbërësit duhet t'i përzieni në kavanoz ku do ta ruani ilaçin derisa ta shpenzoni. Ilaçin ta konsumoni çdo 3-4 orë. Mjalti dhe arrat shërojnë impotencën, aneminë, dhimbjet e kokës, të thatin në lukth dhe shumë të tjera sëmundje. Është dëshmuar se ky kombinim me arra dhe mjaltë është i fortë po aq sa preparati më i fortë farmaceutik, lirisht mund të thuhet se bëhet fjalë për një kombinim të shëndetshëm. Kombinimi i mjaltit dhe arrave organizmit të njeriut i siguron vitaminat e domosdoshëm, mineralet, materiet, proteinat, yndyrat, karbohidratet dhe shumë tjera.

ILAÇI NATYRAL KUNDËR ANEMISË

Përgatitni gjysmë kilogram mjaltë dhe po aq arra të bluara dhe lëngun e një limoni. Përzieni dhe e merrni 3 herë në ditë nga një lugë.

ILAÇI NATYRAL PËR SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT

Te ky problem sugjerohet konsumimi i përditshëm i 100 gramë arra dhe po aq sasi mjaltë për 45 ditë.

ILAÇI NATYRAL KUNDËR DHIMBJEVE TË KOKËS

Jo vetëm se është ëmbëlsirë e shijshme, mjalti në kombinim me arra, tashmë është dëshmuar se ndihmon te problemet me dhimbjet e kokës dhe pagjumësia.

(Kosova Sot)