Duke bërë presion në këto pika hiqni dhimbjet në shpinë

  • 19 December 2017 - 13:28
Duke bërë presion në këto pika hiqni dhimbjet në shpinë

Pothuajse secili njeri sot ka telashe me dhimbjet në shpinë, e nuk e ka idenë si ta zgjedhë këtë gjendje. Mjekësia moderne mund t'i zgjidhë shumë probleme shëndetësore, por disa gjëra kronike, si dhimbjet në shpinë, nuk mund t'i shërojë me tableta. Për fat të mirë, mjekësia tradicionale, ku përket edhe metoda kineze e akupunkturës, mund të ndihmojë te këto probleme kronike. Çrregullimet në qarkullim të energjisë përmes meridianëve me kohë sjell sëmundjen e organeve, por, po ashtu, organi mund të shërohet me qarkullimin e rregullt të energjisë nëpër meridianë. Masazhin në pika të caktuara mund ta bëjë secili, vetëm nevojitet të njihen pikat. Pika e parë është "GB29" dhe gjendet në bashkimin e legenit dhe eshtrave të kofshës. Me stimulimin e saj hiqni dhimbjet në ijë dhe nyja. Në kombinim me pikën "GB 30", që gjendet pak më poshtë dhe prapa nga të pasmet, në fundin e pasmë të legenit, hiqni dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës, nyjave, kofshëve dhe kraharorit. Pika "B 54", që gjendet pas gjunjëve, ndihmon te dhimbjet në ijë dhe pjesën e poshtme të shpinës. Stimuloni këto pika dhe hiqni dhimbjet nga nyjat dhe shpina. 

(Kosova Sot)