Ushqimet që rrisin energjinë

  • 20 December 2017 - 08:47
Ushqimet që rrisin energjinë

Aluftoni shpesh me mungesë energjie? Me kalimin e ditës energjia bie, por për fat të mirë ekzistojnë mënyra që mund ta shtojnë energjinë në mënyrë natyrale.

BADEMI

Bademi përmban vitamina B7, që njihet edhe si biotinë, që në mënyrë të shkëlqyeshme i ndihmon trupit që ushqimin ta shndërrojnë në energji. Ekspertët sugjerojnë që energjinë ta ngrini me një grusht badem.

VEZËT

Vezët plotësojnë nevojat bazë ditore për proteina, jod, vitamina B6 dhe B12. Janë të shëndetshme, ngopin dhe janë përplot energji, e ekspertët sugjerojnë se kur të ndjeni nevojën për më shumë energji, mos pini kafenë e dytë, por konsumoni një vezë të zier.

MISHI I PULËS

Mishi i pulës është burim i përsosur për koenzima, që për rol ka prodhimin e energjisë dhe po ashtu është me rëndësi për shëndetin e të gjitha organeve vitale.

SPINAQI

Vetëm një sasi e vogël me spinaq siguron sasinë e duhur me magnez, mineral që i nevojitet trupit tonë për të pasur sasinë e dëshirueshme të energjisë. 

(Kosova Sot)