Kafjalli për gjëndrat e sëmura tiroide

  • 21 December 2017 - 17:11
Kafjalli për gjëndrat e sëmura tiroide

Nëse jeni duke kërkuar një kafjall që e zgjon gjëndrën tiroide, atëherë një inxhiniere e biomjekësisë sjell kombinimin e përsosur. Ajo është vetëm një nga shumë femrat që vuajnë nga gjëndrat tiroide. Ajo kishte kërkuar shumë ilaçe, por kishte vendosur të hulumtonte se si ushqimi i caktuar në kombinim me ushtrime dhe jogë ndikon në gjëndrat e ngadalësuara tiroide. Kishte konstatuar se kafjalli ka rëndësi për gjithë ditën dhe është kyçe që kafjalli të konsumohet 90 minuta pasi të zgjoheni në mënyrë që edhe gjëndrat tiroide të aktivizohen. Në listë, si ushqime të ndaluara janë qumështi, ushqimet e përpunuara, ushqimet me gluten dhe ushqimi i fërguar. Tash çdo mëngjes ajo konsumon të njëjtin kafjall! Përbërësit: 2 vezë të ziera butë, gjysmë avokado, 2 pjesë salmon të tymosur, pak perime të gjelbra, alga deti. Vezët janë burim për jod dhe aminoacidet omega 3, salmoni është i pasur me mineralin selino që zbut proceset inflamatore në organizëm dhe forcon sistemin imun, derisa perimet e gjelbra dhe algat ndihmojnë tretjen dhe hedhjen jashtë të helmeve.

(Kosova Sot)