Ilaçet natyrale që shërojnë dhimbje të caktuara

  • 22 December 2017 - 18:01
Ilaçet natyrale që shërojnë dhimbje të caktuara

Ilaçet që bëjnë çudinë i hasim në çdo cep të shtëpisë, vetëm duhet gjetur dhe të përdoren në mënyrën e duhur 1. Kamomili kundër inflamacionit të syve - përgatitni një çaj nga kamomili dhe e lini të ftohet, merrni pak pambuk dhe me lëvizje të lehta shpëlani sytë. 2. Buka dhe piperi kundër lemzës - për të hequr qafe lemzën, merrni pak bukë dhe e përtypni. Po ashtu, lehtë thithni aromën e piperit të bluar e për pak do të ndjeni teshtitjen derisa lemza ndalon. 3. Jogurti kundër të djegurave - të djegurat nga dielli mund t'i shëroni me jogurt. Lyeni lëkurën me një shtresë të hollë me jogurt. Kjo qetëson të djegurat, ndihmon lëkurën që të shërohet dhe ia kthen lagështinë e humbur. 4. Qepa kundër marramendjeve - a po ndjeni një plogështi apo marramendje, nëse po, atëherë preni një pjesë qepë, ia ofroni hundës dhe thithni aromën e saj. 

(Kosova Sot)