Shpëtimi nga kolla vjen nga gjethet e dellit

  • 24 December 2017 - 12:05
Shpëtimi nga kolla vjen nga gjethet e dellit

Nëse ju mundon kolla, vetë mund ta përgatitni shurupin efikas nga gjethe delli që ju ndihmon me të madhe. Ju sjellim recetën efikase

Përbërësit e nevojshëm:

4 gota ujë

¼ e gotës kokrra të thata të shtogut

2 lugë gjethe të thata të shtogut

2 lugë gjethe të thata të gjetheve të dellit

½ e gotës mjaltë

Hidhni ujin, gjethet e dellit, gjethet dhe kokrrat e shtogut dhe i futni në enë për t’i zier. Ulni temperaturën më pas dhe e lini të zihen për 15 minuta. Pas 15 minutash, e mbuloni enën dhe e lini të qëndrojë për dy orë. Procedoni bimët, e lëngun e vendosni në enë, kyçni pllakën derisa të avullohet gjysma e lëngut. Hiqni shurupin nga pllaka, shtoni mjaltin dhe e lini të ftohet. Shurupin ta merrni në shenjat e para të kollës.

(Kosova Sot)