Farat më të mira për t'i përfshirë në ushqimin tuaj

  • 25 December 2017 - 15:48
Farat më të mira për t'i përfshirë në ushqimin tuaj

FARAT ÇIA

Image

Farat çia janë të pasura me hekur, kalcium dhe aminoacidet omega 3. Po ashtu, ofrojnë një dozë të mirë me fibra, kështu që ngopin. Prandaj, janë kaq të shëndetshme për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Farat çia eliminojnë edhe helmet, parandalojnë plakjen e hershme dhe rigjallërojnë indet e lëkurës.

FARAT E SHEGËS

Image

Ky fryt me ngjyra përmban fara që mund t'i hani në mënyrë të ndryshme. Të pasura me antioksidues, farat e shegës luftojnë efektet e radikaleve të lira dhe përmirësojnë shëndetin celular. Për më shumë, nutrientet përfshijnë polifenole, që parandalojnë sëmundjet kardiake dhe vitamina C, që e forcojnë sistemin imun.

FARAT E SUSAMIT

Image

Farat e susamit janë burim i shkëlqyeshëm për proteina dhe yndyra të "mira" si hekur, zink dhe kalcium. Farat e susamit rregullojnë nivelin e kolesterolit derisa shujtave ju ofrojnë shije unike. Opsioni më I mirë është t'i blini të papërpunuara e më pas t'i piqni pa vaj për disa minuta. Kombinohen me sallatë dhe bukë.

FARAT E KUNGULLIT

Image

Farat e kungullit kanë shumë veti shëruese, si në rregullimin e kolesterolit dhe në reduktimin e disa problemeve të lëkurës. Është mirë t'i konsumoni në mëngjes për të pasur kujdesin ndaj peshës. Pasi që përmbajnë magnez dhe vitamina B, ndihmojnë në sintetizimin e serotoninës dhe stabilizojnë sistemin nervor.

FARAT E LIRIT

Image

Farat e lirit janë shumë të vogla, por shumë të rëndësishme. Janë burim i shkëlqyeshëm për fibra dietale që ndihmojnë në rregullimin e sistemit tretës. Po ashtu, ofrojnë polifenole dhe acide linoleike. Përmbajnë edhe përbërës kundër inflamacioneve, përmirësojnë lëvizjet e zorrëve dhe ju mbajnë të ngopur. Janë ideale kundër kapsllëkut, kundër anktheve.

FARA E KUINOAS

Image

Kuinoa është përdorur për qindra vite në Amerikën Jugore. Ofron veti të shumta shëruese, pasi që është e pasur me hekur, fibra, fosfor, proteina dhe aminoacide esenciale. Këto fara janë ngopin dhe rekomandohen për njerëzit që duan të humbin në peshë. Mund t'i shtoni në sallatë, oriz, ose si zëvendësim për flluskat e mëngjesit

(Kosova Sot)