ILAÇI PËR ZEMËR NGA SHEKULLI I DYMBËDHJETË

  • 26 December 2017 - 09:09
ILAÇI PËR ZEMËR NGA SHEKULLI I DYMBËDHJETË

Mjekja popullore Hildegard von Bingen ka jetuar dhe vepruar në shekullin 12, kur ende nuk ka ekzistuar një mjekësi e organizuar. Shkrimet e saj kanë mbetur në formën e shkruar, recetat e saj edhe sot e kësaj dite janë aktive. Ekziston edhe një recetë e shërimit natyral nga koha kur metoda të tjera për të vepruar ndaj sëmundjeve nuk kishte. Recetën e ka ruajtur dhe përcjellë një mjeke tjetër nga Austria. Siç shkruan Dr. Hertzk në librin e saj "Vera për zemër", receta ka korrur suksese të mëdha te të gjitha problemet e zemrës dhe ka një vend lart në praktikën mjekë- sor. Recetën mund ta përgatitni edhe ju vetë e të gjithë përbërësit janë të shëndetshëm dhe krejt natyralë: - 10 pjesë majdanoz të freskët; - 1 litër verë të pastër natyrale (të zezë ose të bardhë); - 2 lugë uthull të verës; - 300 gramë mjaltë natyral. Përgatitja: Sasinë e majdanozit e pastroni dhe e vendosni në një litër natyrale. Aty duhet shtuar edhe dy lugët me uthull të verës. Kjo masë le të zihet në zjarr jo të fortë për së paku dhjet minuta. Pasi të jetë zier për atë kohë të caktuar, e hiqni nga zjarri dhe ia shtoni edhe 300 gramë të mjaltit vendor. Pas përzierjes së mjaltit masën e ktheni në zjarr të lehtë edhe për 4-5 minuta. Lëngun e hiqni nga zjarri e paraprakisht përgatitni shishe të pastra prej qelqit. Përgatitjen e nxehtë e hidhni në shishe dhe i mbyllni mirë. Lëngu përdoret duke marrë një lugë të madhe të supës sipas nevojës. Dr. Hertzk ka sugjeruar se ky lëng duhet të konsumohet kur të ndjeni probleme me zemër: dridhje, goditje të forta, aritmi, ndryshime gjatë stresit apo motit. Atëherë merrni një, dy apo tri lugë në ditë, varësisht nga fuqia e dhimbjeve dhe dhimbjet do të zhduken. Lëngu nuk preferohet vetëm te dhimbjet e buta të zemrës, por edhe te ato më të fortat. Lëngu ka dhënë rezultate edhe te "angina pectoris". Lëngun ta përdorni për çdo ditë derisa dhimbjet të ndalojnë. Për raste më të rënda, verën e zier ta përdorni edhe për periudhë të gjatë kohore.  

(Kosova Sot)