Perimet që janë më të shëndetshme në formën e zier

  • 27 December 2017 - 08:33
Perimet që janë më të shëndetshme në formën e zier

Edhe pse shumë shkencëtarë theksojnë se si pemët dhe perimet janë më të shëndetshme t'i konsumojmë në formën e papërpunuar, ju sjellim listën e disa prej perimeve që më të shëndetshme janë t'i konsumojmë në formën e zier.

PANXHARI

Image

Panxhari i papërpunuar përmban shumë minerale të dobishme dhe substanca me vlerë të lartë biologjike, siç janë flavonoidet dhe antocianina, e panxhari i zier është një laksativ i fortë, ndihmon në pastrimin e mëlçisë, gjakut, veshkave dhe i forcon muret e enëve të gjakut.

DOMATJA

Image

Përpunimi termik i domateve ndihmon në absorbimin e më shumë likopenit - antioksidues ky që në mënyrë efikase mundet t'i luftojë sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e kancerit. Salca nga domatet po ashtu është shumë e dobishme.

KAROTA

Image

Karota është e pasur me antioksidues dhe me betakarotinë, që në trup shndërrohen në vitamina A. Vitamina A nuk është vetëm vitaminë për bukurinë që ndihmon në luftën kundër rrudhave të parakohshme, por shihet si vitaminë e shëndetit, që është e domosdoshme për të pasur një shikim të pastër. Karota e zier, sidomos duke ia shtuar një sasi të vogël yndyrë, shton vlerën ushqyese të ushqimit dhe i ndihmon organizmit në absorbimin e betakarotinës dhe përmirëson prodhimin e vitaminave A.

(Kosova Sot)