LUFTONI AKNET ME KËTO PESË PIJE DETOKSUESE

  • 28 December 2017 - 15:50
LUFTONI AKNET ME KËTO PESË PIJE DETOKSUESE

A jeni në telashe me aknet? Nëse po, me gjasë duhet ta detoksoni trupin tuaj për t'i luftuar aknet. Zgjidhni njërin nga këto përzierje dhe e konsumoni si pjesë të rutinës tuaj për kujdesin ndaj lëkurës.

LËNGU ME PJEPËR DHE UJË KOKOSI

Image

Pjepri është detoksues që ndihmon në hedhjen jashtë të helmeve nga gjaku. Kështu ndihmon edhe në heqjen e akneve. Shtojani mineraleve në ujin e kokosit që është i përsosur për shëndetin e lëkurës, për të pasur lëkurë të re.

Përbërësit: 3 rriska pjepër; 1 gotë ujë kokosi (200 ml). Udhëzimet: Preni pjeprin dhe e procedoni në blender bashkë me ujin e kokosit. Si ta konsumoni: E konsumoni lëngun në lukth të thatë për shtatë ditë rresht; Përsëriteni çdo 3 javë.

LËNGU ME MOLLË, LULERADHIQE DHE PANXHAR

Image

Me shumë antioksidues dhe fibra, ky lëng detoksues është mënyra e duhur për ta pastruar gjakun dhe të ndihmoni tek aknet. Përbërësit veprojnë kundër inflamacioneve, stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe lëkurën e mbajnë të re.

Përbërësit: 1 mollë të kuqe; 1 lugë me luleradhiqe (10 g); 1 gotë ujë (200 ml); ½ e panxharit. Udhëzimet: Përgatitni një çaj me luleradhiqen në një gotë me ujë; Kur të jetë ftohur, e procedoni bashkë me mollën (paraprakisht të qëruar) dhe panxharin; Përziejeni mirë që të mos ketë gunga. Si ta konsumoni: E pini në lukth të thatë në mëngjes, prej 7 deri 10 ditë rresht. Përsëriteni njëherë në muaj.

 LËNGU ME KIVI, BORONICA DHE MJEDRA

Image

 Duke bashkuar antioksiduesit dhe përbërësit e pasur në një vend, kjo përzierje është mënyra e shkëlqyeshme për t'i luftuar aknet nga brenda jashtë. Ndihmon në hedhjen e helmeve që dëmtojnë lëkurën.

Përbërësit: 3 kivi; 5 boronica; 5 mjedra; 1 gotë ujë (200 ml). Udhëzimet: Shtoni krejt përbërësit në blender dhe i përzieni mirë e mirë. Si ta konsumoni: Lëngun e pini në lukth të thatë në mëngjes për 2 apo 3 ditë rresht. Përsëriteni çdo 3 muaj.

LËNGU ME SHALQI DHE MOLLË TË GJELBËR

Image

Kjo përzierje e freskët me shalqi dhe mollë të gjelbër lëkurës tuaj i ofron antioksidues dhe fibra dhe promovon pastrimin e saj. Është përzierje e mirë për uljen e prodhimit të tepërt të yndyrës derisa i tkurr edhe poret.

Përbërësit: 3 rriska shalqi; 1 mollë të gjelbër; 1 gotë ujë (200 ml). Udhëzimet: Copëtoni shalqirin dhe mollën e gjelbër; Më pas, bashkë me ujin i procedoni në blender. Si ta konsumoni: E pini lëngun porsa të zgjoheni në lukth të thatë për së paku 3 javë rresht.

 LËNGU ME DREDHËZA, ANANAS DHE SPINAQ

Image

 I paktë me kalori dhe i lartë me antioksidues, kjo përzierje natyrale është mënyra e hatashme për t'i trajtuar aknet dhe duke parandaluar prodhimin e tepërt të yndyrës. Plus, pasi heq helmet, po ashtu përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit nëpër qeliza.

Përbërësit: 3 rriska ananas; 6 dredhëza të shtypura; 4 gjethe spinaq; 1 gotë ujë (200 ml). Udhëzimet: Copëtoni përbërësit në pjesë më të vogla dhe i shtoni në blender bashkë me ujin; I procedoni dhe përzieni në blender në shpejtësi të lartë. Si ta konsumoni: Lëngun ta pini në mëngjes në lukth të thatë ose me kafjallin. Përsëriteni 3 herë në javë.

(Kosova Sot)