Kjo recetë është 'sebep' që manekinet kanë një bark të rrafshët

  • 28 December 2017 - 21:01
Kjo recetë është 'sebep' që manekinet kanë një bark të rrafshët

Dëshironi të keni bark më të rrafshët, beli të jetë më i hollë e trupin e pastruar nga shtresat dhjamore. Ekziston një recetë, e cila nëse përdoret për tri ditë rresht, do të bëjë çudinë për stomakun tuaj, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda. Çelësi është se kjo bombë e pasur me vitamina pastron yndyrat, shtresat dhjamore dhe gjithçka që është tepricë nga zorrët tuaja.

Përbërësit:

Lakër,

Panxhar,

Karotë,

Lëng limoni,

Vaj ulliri.

Përgatitja: Grini lakrën, panxharin dhe karotën në masën 3:1:1. Shtoni pak erëza sipas dëshirës (majdanoz, selino), i përzieni perimet, shtrydhni lëngun dhe lagni sallatën me lëng limoni. Në fund t'i shtoni disa pika vaj ulliri dhe shujta juaj e pasur me vitamina është gati. Është me rendësi që në këtë shujtë mos të shtoni kripë apo shtesa të tjera. Ta konsumoni për çdo mbrëmje tri orë para gjumit, minimum tri ditë dhe atëherë do t'i vëreni rezultatet. 

(Kosova Sot)