Ushqimet që janë aleat i shëndet
Këto ushqime janë shumë të shëndetshme për organizmin e njeriut. Do të ishte mirë të krijoni shprehi dhe t'i përfshini në menynë tuaj
TRANGUJT
Përmbajnë përqindje të lartë të ujit (95 për qind), e pasi përmbajnë minerale dhe vitamina është shumë i dobishëm. Sidomos vepron te sëmundjet në lukth dhe në zorrë, inflamacionet e lëkurës dhe te kafshimet nga insektet.
SPECAT
Pos se përmbajnë sasi të lartë me minerale dhe vitamina, specat janë të pasur me karbohidrateve, proteina dhe yndyra. Përbërësit më të rëndësishëm në këtë perime janë vitamina C, që dy herë i hasim më shumë në limon dhe portokaj. Ndikojnë kundër arteriosklerozës, inflamacionit në fyt dhe lëkurë, përmirësojnë tretjen dhe zgjerojnë kapilarët.
KUMBULLAT
Janë antioksidues të fuqishëm, të pasura me vitamina A dhe C, dhe kalium, ndihmojnë te sëmundjet e veshkave dhe ulin kolesterolin. Ofrojnë mbrojtje për organizmin e njeriut nga rrezatimi radioaktiv, parandalojnë infarktin.
(Kosova Sot)