Një banane në ditë ju mbron nga infarkti dhe iktusi

  • 31 December 2017 - 16:34
Një banane në ditë ju mbron nga infarkti dhe iktusi

Konsumimi i një bananeje në ditë ju ndihmon të mbani larg sëmundjet kardiovaskulare, mban larg infarktin, ruan shëndetin e syve dhe të lëkurës, sjell humor të mirë.

Është një ndër frutat më të konsumuara në botë. Shumë pak e kushtueshme, një ndër frutat më praktikë dhe të lehtë për t’u marrë dhe konsumuar kudo, banania këshillohet të konsumohet çdo ditë. Madje një banane në ditë mban larg sëmundjet kardiovaskulare. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur pas një studimi të realizuar së fundmi nga Universiteti i “Alabamës”, duke evidentuar se një banane në ditë, ju ndihmon në parandalimin e infarktit dhe iktusit. Ky studim nxjerr në pah më shumë vlerat e larta ushqyese të këtij fruti, sidomos te personat me risk për sëmundje kardiake. Merita është e gjitha e kaliumit, një mineral veçanërisht i përshtatshëm për parandalimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe bllokimit të enëve të gjakut. Të dhënat e studimit tregojnë se personat e ushqyer me ushqime të varfër me këtë element vuajnë nga ngurtësimi i arterieve të gjakut, ndërsa ata që konsumonin ushqime të pasura me kalium, bëhej i mundur reduktimi i bllokimit, jo ngurtësimit të enëve të gjakut. Jo vetëm për sëmundjet e zemrës, por edhe për shumë probleme të tjera shëndetësore, këshillohet konsumimi i bananes. Konkretisht ja se çfarë këshillon studimi.

(Kosova Sot)