Një domate është krejt çfarë ju nevojitet për t’i hequr qimet e padëshiruara

  • 01 January 2018 - 13:52
Një domate është krejt çfarë ju nevojitet për t’i hequr qimet e padëshiruara

Të gjithë dëshirojnë që në mënyrë sa më të lehtë dhe sa më efikase t’i heqin qimet nga trupi. Kështu, duhet hequr qafe preparatet me kemikate dhe t’u ktheheni përgatitjeve natyrale. Këtu jua sjellim një recetë si ta bëni këtë. Kjo metodë është e përshtatshme edhe për heqjen e qimeve nga fytyra. 

Përbërësit e nevojshëm: 

1 domate; 

1 lugë e madhe qumësht; 

1 lugë e vogël xhelatinë pluhur. 

Përgatitja është e thjeshtë. Vetëm e pastroni domaten dhe e imtësoni, e le të ketë edhe lëng mjaftueshëm. Më pas shtoni qumështin dhe xhelatinën. Krejt i përzieni bashkë dhe përgatitni një masë të përbashkët. Masën e fituar e aplikoni në hapësirat ku dëshironi t’i hiqni qimet, e lini të veprojë për 5-10 minuta, e më pas e shpëlani. Kur të jetë pastruar, thani me peshqir.  

(Kosova Sot)