Humbja në peshë: Këto janë dietat që do të aplikohen gjatë vitit 2018

  • 02 January 2018 - 10:26
Humbja në peshë: Këto janë dietat që do të aplikohen gjatë vitit 2018

Trendët për humbje në peshë për vitin 2018 do të jenë më ndryshe në krahasim me planin që e ndiqni sot. “Express.co.uk” ka pyetur dy nutricistë që të japin këshillën e tyre prej ekspertit rreth planeve më të mira për humbje në peshë, që do të jenë në trend gjatë vitit 2018. Dietat për humbje në peshë, si dieta “Keto”, dieta me proteina, dieta me pak karbohidrate, ishin të mëdha në vitin që e lamë pas. Sido që të jetë, viti 2018 do të hapë rrugë për një valë të tërë dietash, disa prej tyre thënë të drejtën duken bizare.

Planet për humbje në peshë do të jenë të mëdha në vitin 2018

Alix Woods, nga “Quest Nutra Pharma”, ka parashikuar që këto dieta të janë në majë të trendëve gjatë vitit 2018:

Dieta “Zest for Life”

Dieta “Zest for Life” nuk parashikon llogaritjen e kalorive, është e lehtë për ta aplikuar, dietë që përqendrohet në konsumimin e proteinave me cilësi të lartë te secila shujtë. Bazohet në ushqimet me nivel të ulët të sheqerit që ju lejojnë të ndiheni të ngopur për kohë më të gjatë, që ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak, që e rrisin energjinë dhe vitalitetin në përgjithësi.

Dieta me ushqim të shpejtë

Kjo dietë e pranon se shumica prej nesh hamë në restorante me ushqim të shpejtë rregullisht, kështu që kur ta bëjmë këtë ta bëjmë me ushqime të shëndetshme. Alix ka thënë: “Unë pajtohem me ndryshimin gradual në ushqim kur bëhet fjalë për shprehitë. Duhet të merrni vendime të edukuara dhe kreative kur zgjidhni opsionet e ushqimit të shpejtë për të ndjekur një zgjedhje më të shëndetshme të shujtave”.

Idetë e Alix përfshijnë:

Përcaktohuni për ujë në vend të pijeve me sheqer, madje edhe lëngjet e pemëve janë të pasura me kalori. Shmangni zgjedhjet e ushqimit të fërguar si peshku, ta konsumoni nga skara sipas mundësive. Shmangni ushqimet ‘ngjyrë kafeje’ dhe ato ‘bezhë’ dhe përcaktohuni për prodhime të freskëta sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithmonë përcaktohuni për perime dhe sallata si shërbim nga anash. Kur përcaktoheni për një sandviç, le të jetë i mbushur me mish pule të pasur me proteina, vezë, tunë. Proteinat ju ofrojnë energji që zgjat dhe në të njëjtën kohë do ta ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe do të përkujdesen për metabolizmin. Shmangni që edhe sallatës t’i shtoni salcë. Kjo për faktin se përmbajnë yndyrë dhe lehtë mund ta sabotojnë planin tuaj të humbjes në peshë. Gjithmonë përcaktohuni për drithëra, fibra, oriz të vrugtë. Zgjidhni t’i hani shujtat pa ju shtuar majonezë apo krem për sallatë. Mund t’i zëvendësoni me “guacamole: ose salcë domatesh.

Dieta e Maker-it

Kjo dietë bazohet në porcione modeste të të gjitha ushqimeve, të parafinuara dhe të papërpunuara sa më shumë që të jetë e mundur. Po ashtu, ka një fokus në shmangien e ‘emocioneve vdekjeprurëse’. Alix thotë: “Konsumimi emocional i ushqimit shpesh dërgon në sabotimin e dietës. Ne përcaktohemi për ushqim jo vetëm atëherë kur jemi të uritur, por edhe kur jemi në ankth, kur ndjeni stres, të vetmuar apo të mërzitur. Ushqimi është përdorur si mekanizëm kopjues për të përmbushur nevojat emocionale. Për fat të keq, ndjenja e mirë është jetëshkurtër dhe mund të bëjë të ndihemi me faj, dështim dhe të turpëruar”. Alix ka shtuar: “Konsumimi i ushqimeve të parafinuara ndihmon të na mbajë më të ngopur për kohë më të gjatë dhe na mban larg sulmeve të urisë. Ruan normën trupore metabolike, duke inkurajuar humbje të qëndrueshme në peshë”.

Dieta “Ornish”, me pak yndyrë

Kjo dietë kërkon që vetëm 10 për qind e kalorive të vijnë nga yndyrat dhe atë shumë pak nga yndyrat e ngopura. Pothuajse të gjitha ushqimet e kafshëve janë të ndaluara, së bashku edhe me prodhimet e qumështit (vetëm qumështi dhe jogurti pa yndyrë lejohen). Sido që të jetë, Alix ka paralajmëruar:“Sipas mendimit tim, kjo dietë përfundimisht nuk është e shëndetshme për ta aplikuar për të pasur kaq pak yndyrë për një periudhë të gjatë, sepse trupi nuk mund ta prodhojë yndyrën e vet dhe se është esenciale për funksionimin normal të trupit”.

Dieta me copë

Kjo dietë fokusin e bart nga llogaritja e kalorive te sa shumë artikuj konsumoni. Alix thotë: “Ideja është që të ndryshoni llojin dhe sasinë e asaj që hani për ta ‘befasuar’ trupin tuaj dhe për të humbur në peshë – në të njëjtën kohë që të mund të ndërtoni muskuj më të fortë duke ‘befasuar’ trupin tuaj, duke bërë ushtrime të reja dhe më ndryshe, e mund ta shtyni trupin të humbasë në peshë më lehtë dhe më shpejt duke vepruar kështu”.

Dieta për bark të rrafshët

Alix thotë: “Kjo dietë përqendrohet në reduktimin e fryrjeve në bark, kështu që lejon të pini ujë dhe të konsumoni rreth 1,200 kalori në ditë në shujta të vogla”. Sido që të jetë, pas kësaj, ata që mbajnë dietë barten te yndyrat mono të ngopura, si arrat dhe vajrat e shëndetshme. Peshku është pjesë e madhe e planit të shujtave, bashkë me perimet, frutat dhe drithërat. Alix këshillon: “Nëse tretja juaj në ndonjë mënyrë komprometohet, do të ishte më mirë të hani më pak dhe më shpesh. Të hani më pak dhe më shpesh inkurajoni normën metabolike, që nxit humbjen në peshë”.

Gjenerata e ardhshme e agjërimit

Studiuesit te ‘University of Southern California’ (USC) kanë shpenzuar miliona dollarë në dy dekadat e fundit, duke studiuar efektin e agjërimit për shëndetin. Agjërimi si ky përfshin ushqimet që trupi mezi i vëren, që do të thotë se ata që janë në dietë mund të marrin të gjitha vetitë e dobishme të agjërimit e në teori ende janë në gjendje të hanë. Kim thotë: “Hulumtuesit vëmendjen e tyre e kanë kthyer nga zhvillimi i ‘dietës imituese të agjërimit”, që është plan për pesë ditë”. Ajo sugjeron të konsumohen shujta të vogla të bazuara në imë, si supë me perime, keksë nga lakra jeshile.

Shmangia e kafjallit tradicional

Kafjalli në trend me shumë përbërës të shëndetshëm me sa duket ka vendosur të dominojë në peizazhin e dietave për vitin 2018, sipas Kim. Ajo ka thënë: “Buka e thekur është e pranueshme vetëm nëse është e lyer me avokado dhe vezë. Jemi duke shmangur kafjallin tradicional në të mirë të atij freskët të përgatitur, në alternativë më të shëndetshme. Prisni të shihni më shumë “smoothie”, sallatë për kafjall, çaj të gjelbër maça me petulla, jogurt”.

Lëvizja drejt proteinave bimore

Kim ka thënë: “Përderisa proteinat janë esenciale për shëndetin, ekspertët tregojnë se proteinat e tepërta, me prejardhje nga kafshët, për një periudhë të gjatë kohore kanë efekt negativ në shëndetin. Sipas studimeve, një ushqim i bazuar në proteina të tilla shton rrezikun për sëmundje kronike”. Sipas ekspertëve të dietave, do të fokusohemi në fibrat që për bazë i kanë bimët. 

(Kosova Sot)