Receta e vjetër që ndihmon me kollitjen

  • 02 January 2018 - 17:42
Receta e vjetër që ndihmon me kollitjen

Nëse keni pasur kollitje për disa ditë me radhë dhe në asnjë mënyrë nuk po shëroheni,  atëherë provoni një nga mënyrat më të njohura dhe më efektive natyrore për të luftuar kollitjen.

Kjo recetë përmban vetëm dy përbërës, që me shumë gjasë i keni në shtëpitë tuaja – lakër dhe mjaltë.

Përbërësit:

1-2 gjethe lakre

Mjaltë

Si ta përgatisni këtë recetë?

Merrni një gjethe lakre dhe lëreni që të ziejë  për disa minuta, ose të paktën derisa të ngrohet dhe zbutet.

Më pas, vendosni mjaltin në njërën anë të fletës së lakrës dhe vendoseni në gjoks. Mbi fletën e lakrës me mjaltë, vendosni një qese plastike dhe lidheni me një shall ose një peshqir.

Kjo recetë preferohet që të aplikohet përpara kohës së gjumit. Kur të zgjoheni në mëngjes, thjesht largoni fletën e lakrës që e keni mbajtur gjatë gjithë natës.

Nëse keni kollë më të fortë, do të duhen dy copa lakre, një për tu vendosur në gjoks dhe tjetra në shpinë.

Trajtimi i kollës me këtë metodë zgjat rreth 5 deri në 7 netë, pas së cilës kollitja zhduket pa gjurmë.

(Kosova Sot)