Më e mira për parandalimin e ftohjes

  • 03 January 2018 - 08:36
Më e mira për parandalimin e ftohjes

Rrënja e xhenxhefilit është ilaç i fortë. Mund të përdoret kundër mundimeve, dhimbjeve në stomak, dhimbjes së dhëmbit, gjakderdhjes e reumatizmit, përshpejton tretjen, shëron sëmundjet e zemrës dhe shëron plagët. Por, këtë periudhë kohore xhenxhefili është më i përshtatshëm për parandalimin e ftohjeve! Qoftë nëse përdoret në ushqim apo në formë të çajit, xhenxhefili është aleat ideal për forcimin e sistemit imun. Në ushqim kryesisht përdoret i freskët, i copëtuar imët ose i bluar. Mund të përdoret edhe si erëz në sallatë.

ME MJALTË DHE LIMON

Në mënyrë që gjatë sezonit të infeksioneve ta forconi imunitetin aplikojeni këtë recetë të thjeshtë. Një limon e shpëlani, e preni imët dhe copëtoni lëvoren. Shtoni 4-5 lugë mjaltë dhe një lugë xhenxhefil të bluar. Merrni nga një lugë në çdo mëngjes, në lukth të thatë.

ÇAJ PËR DETOSKIM

Qëroni dhe copëtoni një xhenxhefil. Ia shtoni edhe pesë decilitra ujë të ftohtë, zieni për 20 minuta, e më pas e procedoni dhe ëmbëltoni me mjaltë. Pini disa gota në ditë.

(Kosova Sot)