Kombinimi i fortë që shkrin dhjamin dhe heq celulitin - Shëndetësia - Kosova Sot
Kombinimi i fortë që shkrin dhjamin dhe heq celulitin

Kombinimi i fortë që shkrin dhjamin dhe heq celulitin

S iç pohojnë dermatologët, pos preparateve të shtrenjtë, të cilët mezi se japin rezultate të dëshiruara në heqjen e yndyrave dhe celulitit me lëvore të fortë, me sa duket natyra ka fituar. Në fakt, lëngu nga dy përbërës të fuqishëm - mjaltë dhe sodë e bukës, në masën 1:1 dhe me pak ujë do ta zgjidhë problemin e përmendur. Dhe jo vetëm këtë, është dëshmuar se këto dy ushqime ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin e njeriut, e si masë e përbashkët kanë ndikim antioksidues dhe kundër helmeve. Le të qëndrojmë paksa te celuliti, që për të gjitha femrat është një ankth i vërtetë. Masën e përgatitur nga përzierja e dy përbërësve, e zieni në pllakë shporeti e më pas prisni të ftohet. Masën e aplikoni në hapësirat kritike dhe ngadalë me lëvizje qarkore bëni masazh. Pas rreth dhjetë minutave lëkurën e shpëlani me ujë të ngrohtë, e më pasme ujë të ftohtë duke nxitur mikro-qarkullimin e gjakut dhe për t'i thyer shtresat e forta të celulitit.

(Kosova Sot)

9 orë e 18 minuta më parë
17/12/18