Këto ushqime parandalojnë kapsllëkun

  • 03 January 2018 - 15:51
Këto ushqime parandalojnë kapsllëkun

Për ta parandaluar kapsllëkun, është me rëndësi të konsumoni ushqime të pasura me fibra dhe sa më shumë ujë

DARDHËT

Shkaku se përmbajnë shumë ujë dhe fibra, dardhët janë rregullues i hatashëm i lëvizjes së zorrëve. Ndihmojnë në sistemin tretës falë përbërësve të tyre antioksidues si dhe promovojnë eliminimin e kolesterolit të lartë. Po ashtu, përmbajnë shumë vitamina B, C dhe E, dhe minerale (hekur, kalcium dhe kalium).

RRUSHI

Falë përbërësve të tyre që veprojnë si laksativ natyral, rrushi ndihmon edhe sistemin kardiovaskular dhe redukton kolesterolin e keq (LDL). Përmbajnë lloje të ndryshme të acideve që janë të rëndësishme për funksionimin si duhet të trupit. Për më shumë, nuk përmbajnë pothuajse kalori. Ndihmojnë në gjendjen e mirë të arterieve dhe zemrës dhe përmirësojnë funksionimet kognitive.

PORTOKAJTË

Lëngu i portokajve është ideal për parandalimin dhe mbetjeve të ushqimeve në zorrë dhe parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare. Për më shumë, si antioksidues i fuqishëm përmbajnë vitamina C, e forcojnë sistemin imun. Portokajtë e furnizojnë trupin me sasi të mirë me fibra, që përmirësojnë kalimin e ushqimit nëpër zorrë dhe parandalojnë kapsllëkun. PAPAJA Nutrientet nga papaja janë të nevojshme për lehtësimin e kapsllëkut. Papaja është rreth 90 për qind ujë. Kjo e bën një diuretik të hatashëm dhe mënyrë të lehtë për ta luftuar kapsllëkun. Po ashtu, përmban edhe vitamina C. Nuk është fryti më i pasur me fibra, por ndihmon në masë të madhe te kapsllëku.

MOLLËT

Ju rekomandojmë ta hani këtë pemë, përfshirë edhe lëvoren. Kjo pasi lëvorja përmban fibra dhe është një antioksidues i hatashëm. Ndihmon në uljen e kolesterolit. Ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, pasi përmban kuercetinë. Për zorrë të shëndetshme dhe trup të shëndetshëm, çdo ditë duhet të hani 3-4 mollë.

PJEPRI

Pjepri është i pasur me minerale si kalium, magnez, kalcium zink, hekur dhe fosfor. Pjepri është ushqim që nuk duhet ta lini anash tryezës ditore. Falë efektit prej një diretiku, është ideal në parandalimin e mbetjes së lëngjeve në trup. Përmirëson edhe funksionimin e veshkave dhe ka efekt prej laksativi. 

(Kosova Sot)