ILAÇI KUNDËR DHIMBJEVE QË SHKAKTON IMPOTENCË

  • 10 January 2018 - 08:18
ILAÇI KUNDËR DHIMBJEVE QË SHKAKTON IMPOTENCË

Hulumtuesit në Kopenhagë kanë zbuluar se ilaçi kundër dhimbjeve "ibuprofen" mund të ketë efekt negativ në hormonet e seksit te meshkujt, e nëse e merrni për një kohë të gjatë (1.200 miligramë për gjashtë javë) meshkujt mund të kenë telashe me ereksionin. Shkencëtarët kanë testuar këtë ilaç kundër dhimbjeve te 31 meshkujt të rinj të shëndetshëm, të moshës midis 18 e 35 vjeç, të cilët çdo ditë kishin marrë 6 tableta për gjashtë javë. Pas dy javësh, pjesëmarrësit e studimit kishin pësuar çrregullim hormonal që rregullojnë prodhimin e testosteroneve. Për fat të mirë, këto telashe kishin ndaluar menjëherë pasi meshkujt kishin ndaluar edhe marrjen e këtyre ilaçeve kundër dhimbjeve. 

(Kosova Sot)