Mëlçia ju është ngarkuar, shenjat që e konfirmojnë këtë

  • 11 January 2018 - 08:46
Mëlçia ju është ngarkuar, shenjat që e konfirmojnë këtë

Mëlçia ju takon organeve për detoksim dhe punon gjithë kohës. Nëse mëlçia nuk i përpunon si duhet helmet, ato e pushtojnë trupin tonë. Ja disa nga simptomat që dëshmojnë se mëlçia nuk po punon si duhet.

NIVELI I ULËT I SHEQERIT NË GJAK

Mëlçia është përgjegjëse për mbajtjen në nivel të sheqerit në gjak. Nëse nuk punon si duhet, mund të përjetoni rënie të menjëhershme të sheqerit. Nëse mëlçia nuk mundet të lirojë glukozën e grumbulluar në gjakrrjedhje, niveli i sheqerit bie. Mund të keni marramendje, humbje të ndjenjave, nuk mund të përqendroheni dhe keni nervozë.

ÇEKUILIBËR TË HORMONEVE

Mëlçia po ashtu e rregullon nivelin e hormoneve. Mëlçia jofunksionale mundet të jetë arsye për çrregullimin e nivelit të estrogjenit dhe të testosteroneve, që mundet të shkaktojë problemet si libido të zvogëluar dhe simptoma të PMS-së.

NDRYSHIME NË DISPONIM

Disponimi dhe kujtesa juaj varen nga gjendja e trurit tuaj. Kur helmet arrijnë deri te truri, mund të keni telashe në kujtimin e disa gjërave dhe problemeve që keni pasur dhe të përjetoni ndryshim të shpejtë në disponim. Nëse dalloni këto probleme, paraprakisht kontrolloni organet, para se të përcaktoheni për ilaçe.

APNE GJATË GJUMIT

Apnea është çrregullim në gjumë kurvjen te ndalja e frymëmarrjes deriasflini. Në disa raste organet e frymëmarrjes ndalojnë për 2-3 minuta. Një nga simptomat e këtij çrregullimi është gërhitja. Nëse keni simptoma të tilla, kontrolloni mëlçinë.

(Kosova Sot)