Ilaçet natyrale kundër urthit

  • 11 January 2018 - 20:24
Ilaçet natyrale kundër urthit

Simptomat e urthit përfshijnë çrregullimet në lukth, ndjenjë e të djegurave në gjoks, fryrje dhe mundim. Ka disa ilaçe në barnatore, por më parë përcaktohuni për ilaçe popullore që nuk e kanë asnjë efekt të dëmshëm anë- sor.

Uji - Pini sasi të madhe të ujit kur ju shfaqen simptomat e urthit. Këtë ilaç gjithmonë e keni afër. Uji i vakët shkrin acidet në lukth.

Soda e bukës - Sodën e bukës shumica e kemi në shtëpi. Përzieni një sasi të vogël të sodës së bukës në një gotë me ujë. Kjo përzierje neutralizon acidet e lukthit.

Banania - Pa marrë parasysh nëse është e thatë apo e freskët, mund ta zbutë urthin. Edhe mollët kanë efekt të ftohjes së lukthit. Edhe uthulla e mollës e përzier me ujë ndihmon.

Çaji bimor - Janë disa lloje të çajit që ndihmojnë, derisa çaji nga kamomili dhe ai nga xhenxhefili ndihmojnë në neutralizimin me sukses të acideve të lukthit. Xhenxhefili po ashtu ndihmon edhe të vjellat dhe pakëson fryrjet në stomak.

Kurkuma - Nuk është vetëm antiseptik i mirë, pasi kurkuma përmirëson tretjen dhe parandalon sekretimin e shtuar të acideve. 

(Kosova Sot)