Rrënja që ruan shëndetin

  • 12 January 2018 - 16:37
Rrënja që ruan shëndetin

Substancat nga selino relaksojnë arteriet,mundësojnë zgjerimin e tyre derisa ndikojnë në elasticitetin e enëve të gjakut si pasojë e ndryshimeve të mëdha në temperatura. Pos kësaj, materiet ushqyese nga kjo rrënjë aromatike përmirësojnë pasqyrën e gjakut dhe qarkullimin e gjakut, oreksin, heqin pengesat te tretja derisa përbërësit tjerë parandalojnë përhapjen e qelizave të kancerit. Ndikon edhe te zbutja e simptomave të astmës, plogështisë, reumës, e pasi për,mban natrium, shëron gihtin, rrugët urinare, veshkat, sëmundjet e nervave. Selino pakëson edhe sasinë e kolesterolit të keq, e pasi përmban sasi të madhe me vitamina C ndihmon që më lehtë të përballohen ftohjet dhe e forcon imunitetin. Ndihmon edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut. Selino e papërpunuar ndikon edhe te sëmundjet e lëkurës. Ju sugjerohet edhe personave që kanë gurë në veshka ose në fshikëzën e tëmthit. Për të arritur efektin e dëshiruar, duhet ta imëtsoni imët dhe me sasi të barabarta edhe me mollë, i përzieni mirë dhe e konsumoni disa herë në ditë.

(Kosova Sot)