DIETA KANADEZE

  • 13 January 2018 - 08:02
DIETA KANADEZE

Dieta kanadeze u është caktuar atyre që duan shpejt të humbin kilogramët shtesë. Brenda një jave të vetme mund të humbni midis 4 - 5 kilogramë, nëse iu përmbaheni rregullave të caktuara. Neve na duket e ngjashme me Dietën me Lakër apo dietën "GM". Pra, edhe dieta kanadeze bazohet në supë me perime që qetëson urinë dhe ndihmon në hedhjen jashtë të lëngjeve dhe shtresave dhjamore.

RREGULLAT E DIETËS

Kërkesa kryesore e dietës është - moskonsumimi i çdo lloj të ushqimit pas orës 18.00 (ose më mirë edhe 17.00). Këtë mënyrë të ushqimit e përcjellin edhe ushtrimet fizike. Ushtrimet ndihmojnë që dieta të ketë funksion dhe efekt edhe më të mirë. Derisa jeni në këtë dietë duhet të pini rreth 2 litra ujë në ditë. Mund të pini edhe lëngje të shtrydhura nga pemët dhe perimet. Gjatë kësaj diete sugjerohet edhe marrja e vitaminave dhe mineraleve. Përgatitja më e shpeshtë e gatimit në këtë dietë është zierja. Perimet që më shumë përdoren janë: lakra, karota, qepa, domatja, preshi, specat, lakra jeshile, lulelakra dhe nga bishtajat - fasule. Dhe, pikërisht nga këto perime përgatitet supa. Nga erëzat lejohen sasi të moderuar të kripës, piper, spec i kuq. Supën e konsumoni së paku njëherë në ditë derisa mund ta konsumoni tre herë në ditë. Pos supës nga perimet mund të hani sallatë me vaj ulliri, por pa perime me niseshte. Gjatë dietës duhet ta shmangni pataten. Nuk është mirë të përdorni as misër e bizele, i përdorni rrallëherë. Nuk lejohet as konsumimi i ushqimit midis shujtave e po ashtu mos të bëhen pauza të gjata. Do të ishte mirë të konsumoni tri shujta, ose gjashtë, tre shujta dhe tri zamëra. Për të ruajtur peshën e arritur dhe për ta parandaluar kthimin e peshës, pa dietës është mirë që gradualisht ta shtoni konsumimin kalorik përmes ushqimeve që i keni pasur të ndaluara. Dieta kanadeze - shembulli i menysë:

DITA E PARË: Supë dhe cilado pemë, pos bananes.

DITA E DYTË: Supë dhe perime në avull ose të pjekura. Trangulli nuk preferohet. Që perimet të jenë më të shijshme shtoni pak lëng limoni dhe një perime të preferuar të gjelbër, sipas aromës së preferuar. DITA E TRETË: Supë, pemë dhe perime.

DITA E KATËRT: Supë, perime dhe 100-150 gr djathë me pak kalori.

DITA E PESTË: Supë, disa rriska mish pa yndyrë (mish pule dhe gjedhi).

DITA E GJASHTË: Supë, perime dhe pak mish (deri 100 gr) ose peshk (deri 200 gr) të përgatitur në avull.

DITA E SHTATË: Supë, oriz të vrugët dhe perime.

(Kosova Sot)