Lëngu i mëngjesit, që përzë të gjitha sëmundjet

  • 13 January 2018 - 08:29
Lëngu i mëngjesit, që përzë të gjitha sëmundjet

Kurkuma është përbërës i hatashëm për forcimin e trupit dhe ngrohjen e fytit të ftohur, prandaj sugjerohet që prej saj të përgatitet lëng që do ta pini gjatë gjithë dimrit. Kurkuma është erëz që vjen nga India dhe ka ngjyrë të artë të verdhë. Njihet si antiseptik, ka efekt kundër inflamacioneve dhe është antioksidues i fortë që lufton radikalet e lira dhe kancerin. Prandaj, kurkuma është eliksiri i hatashëm i mëngjesit që në kombinim me pak kanellë dhe limon sjell të përsosurën për organizmin. Kanella po ashtu ka efekt të fortë kundër inflamacioneve dhe e stabilizon sheqerin në gjak. Për lëngun e mëngjesit ju nevojiten gjysmë lugë kurkumë, pak kanellë, një lugë vaj kokosi, një gotë me ujë të ngrohtë, lëngu nga gjysmë limoni dhe 2 lugë me mjaltë. 

(Kosova Sot)