LËNGU QË NDRYSHON JETËN

  • 15 January 2018 - 08:24
LËNGU QË NDRYSHON JETËN

Lëkura ju duket e pajetë dhe e lodhur? Mos vraponi përnjëherë për preparatet e blera? Përgatitni tonikun me bazë birrën dhe limonin. Kështu hiqni shenjat e lodhjes sa hap e mbyll sytë. Pos kësaj, e shtrëngoni lëkurën e fytyrës dhe dukeni më të freskët. Krejt çfarë duhet të bëni është ta përzieni lëngun nga gjysmë limoni dhe dy lugë birrë. Toniku juaj është gati. Tani mund ta aplikoni në fytyrë. E mbani në fytyrë për njëzet minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë, toniku është ideal edhe për yndyrë të shëndetshme, duhet ta përdorni tri herë në javë, para se të shkoni në gjumë. Pas shtatë ditësh do të vëreni lëkurë më të bukur dhe më të shëndetshme, më të butë.

(Kosova Sot)