Djaloshi me autizëm, flet vetëm dy ditë pas të përdorimit të vajit të kanabisit

  • 15 January 2018 - 15:40
Djaloshi me autizëm, flet vetëm dy ditë pas të përdorimit të vajit të kanabisit

Kalel Santiago, nga Puerto Riko, kishte vetëm 10 muaj kur i ishte diagnostikuar një formë e rrallë e kancerit që quhet neuroblastoma. Kishte kaluar kimioterapinë, tretmane rrezatimi dhe operacione për dy vite dhe kishte mbijetuar. Më pas i ishte diagnosikuar diçka permamente: autizëm i fortë që ia kishte pamundësuar të fliste. "Doerisa ishte në spital, kemi vërejtur se nuk po mund të fliste dhe sillej në mënyrë abnormale", kishte rrëfyer i ati. Prindërit kishin tentuar tretmane dhe ilaçe të ndryshme por më kot. Në fund, familja Santiago kishte gjetur shërimin përmes vajit "CBD". Kështu, ata ishin në mundësi të gjejnë një shishe me këtë vaj. Djaloshi kishte marrë doza të vogla roale - dy herë në ditë. Në një afat prej dy ditësh, ai ishte në gjendje të fliste. "Ai na kishte befasuar të gjithëve, duke folur për të parën herë", thotë babai i djaloshit. "Nuk mund ta imagjinoni si ishte ndjenja kur kemi dëgjuar zërin e djalit për të parën herë në jetë", thotë babai. Mjekët shpjegojnë se jo shumë kohë më tej ai kishte filluar të shërohej edhe me fëmijët tjerë, duke mos pasur telashe në sjellje apo në të folur. Tregimi si ky është fakt dhe dëshmi dhe kërkesë, që vaji i kanabisit të legalizohet për qëllime shëruese .

(Kosova Sot)